Basha: &ldquoNdryshimet në qeveri nuk ndryshojnë qëndrimin tonë. Nuk tërhiqemi&rdquo
Tribuna
13 Mars 2017
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës në “?adrën e Lirisë” me artistë të rinj, ku ishte edhe karikaturisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiun.
Në ditën e 23 të protestës në Sheshin e Lirisë, në qendresën qytetare për votën e lire e të ndershme, është folur për artin, për karikaturën, dhe simbolikat e saj, sidomos në rastet kur qeveria braktis popullin, apo kur dhunohen e manipulohen zgjedhjet. I ftuar, mjeshtri Kapexhiu, iu përgjigj shumë pyetjeve të artistëve të rinj, dhe qytetarëve.
“Ky është një tubim kaq i bukur, i këndshëm, në këtë ditë të bukur, dhe jam i bindur se edhe Zoti është me ju. Edhe unë si qytetar, sikundër të gjithë intelektualët, duhet të themi mendimet tona, duhet të angazhohemi”, tha Kapexhiu.
Ai e simbolizon qeverinë si një foshnje që lind prej popullit, dhe kjo foshnje duhet ta dëgjojë popullin. Kur populli thotë mos, qeveria duhet të bindet, tha Kapexhiu.
Artisti i njohur tha se protesta është një nga gjërat më të mira të shoqërisë, është një medikament që shëron problemet dhe krizat.
Lulzim Basha u shpreh se artisti është në të drejtën e tij, të ushtrojë arbitraritetin në përzgjedhjet që bën për të përcuar mesazhin. Në të kundërt, politikanët s’mund ta bëjnë këtë.
“Ky është monopoli i artistit, a mund ta ketë edhe politikani monopolin që të vendosë si t’i dojë qejfi? Këtu gjerat ndryshojnë. Nëse artisti mobilizon më të mirën për publikun, misioni i politikanit është t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe t’i shërbejë qytetarëve. Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e Rilindjes”, tha Basha.
Vendi duhet të shkëputet nga kriza e thellë ekonomike dhe psikologjike e cila është pasqyrë e një depresioni të sjellë nga Edi Rama, shtoi Basha.
“Nesër Shqipëria të jetë më mirë, më e sigurtë, me më shumë vende pune, arsim për fëmijët, shëndetësi që ti përgjigjet nevojave, jo duke marrë por duke dhënë. ?do qytetar që i është bashkuar protestës e ka bërë këtë me shpirtin e sakrificës, duke dhënë nga energjia dhe shpirti i tij. Jemi gati të japim gjithçka për një Shqipëri ndryshe. Asgjë nuk do të jetë më si më parë”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike në fjalën e tij tha se “Jemi mbledhur për një mision të ndershem dhe jo për të parë se si padrino shkarkon ministrat. Ne kërkojmë largimin e vetë padrinos. Bashkimi i shqiptarëve rritet nga ora në orë dhe nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Ramën kryeministër. Nuk tërhiqemi nga qëndrimi ynë”.
“?do përpjekje për shkarkimin e ministrave e për të shkarkuar përgjegjësinë tij, është një farse, sepse ne nuk ndryshojmë qëndrimin tonë për një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tani për pushtetin e tij ai po sakrifikon shërbetorët e tij dhe asgjë për qytetarët dhe shqiptarët. Të gjithë jemi këtu, jo për të marrë, por për të dhënë, që Shqipëria të jetë më e sigurt, të ketë më shumë vende pune. Të gjithë këtu jemi për një Shqipëri ndryshe dhe ndryshe si më parë me republikën e re”, tha Basha.
“?do manovër për t’i hedhur hi në sy shqiptarëve, për ta paraqitur sapunin për djathë, apo Tahirin për Ramë, është e papranueshme. Protesta do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, theksoi Lulzim Basha.
Ndaje me miqte