0030 210 33 18 483

Basha: Opozita e vendosur për reformë sipas Venecias

29 Qershor 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se opozita është e vendosur për reformën sipas Venecias. Nëpërmjet një postimi në statusin e tij, Basha pohon se qeveria nisi dhe vijon njëanshmërisht dhe pa konsensus, procesin parlamentar te ndryshimeve te Kushtetutes dhe të paketes së ligjeve zbatuese. Opozita dhe unë mbetemi te njejtit qëndrim: Pa materializimin në paketën e ndryshimeve kushtetuese të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, për të katër institucionet njëherazi, nuk ka e nuk do të ketë votë opozitare”. “Rekomandimet e Venecias jane tabani i standarteve europiane poshtë të cilave nuk mund të zbrese askush. Poshte këtyre standarteve ka vetem drejtesi te kapur, drejtesi te komanduar, drejtesi te korruptuar dhe vasale te qeverise, shkurt e thjeshte, padrejësi. Përjashtuar një pikë parimore që lidhet me rekomandimin 88 të Venecias për katër institucionet, pjesa tjetër e draftit të ndryshimeve të Kushtetutes është pranuar nga opozita si i kapërdishëm, ndonese përgjegjësine per mosfunksionimin eventual te saj duhet dhe do ta mbajne ata që e propozojnë”, tha Basha. Basha në vijim shprehet se “Kam marrë propozime, por kanë qenë e njejta prerje, në shmangie të rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c’pretendohet, nuk kane qenë të arsyeshme, pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias. Nuk ka si te jete i arsyeshem asnjë propozim që ndërsa me një dorë jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit në Kuvend, me dorën tjeter e zhbën ketë kuorum permes nje mekanizimi qe i jep qeverisë kontrollin e hartimit te listave duke perjashtuar opoziten teresisht nga çdo rol. Cdo variant i këtille, i kujtdo qoftë, është në kundërshtim me rekomandimin 88 që përcakton rol substancial te opozitës përmes perfaqësimit të saj të drejte. Nderkohë, kemi vijuar të japim propozime e të ofrojme zgjidhje alternative qe zbatojne plotesisht rekomandimin 88, ne harmoni me cdo rekomandim tjeter te Venecias. Keto propozime janë hedhur poshte pa asnjë argument nga pala tjeter”. “Opozita është e vendosur t’i japë shqiptareve reformën e duhur per nje drejtësi më të mirë, por është edhe më e vendosur të mos lejojë që shqiptarët të bien në kthetrat e nje sistemi padrejtesie të komanduar e të kontrolluar, tha Basha.

Ndaje me miqte