Basha: Përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje
ATSH
16 Shkurt 2017
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se po bëhet përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit.
Në një postim në faqen e tij ne Facebook, Basha shprehet se “Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira. Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik”.
“Kjo e fundit është një provë më shumë se Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin. Me #18Shkurt #NgrihemiBashkë me cdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë”, shkruan Basha.
Ndaje me miqte