0030 210 33 18 483

Basha: Programi ynë për fermerët 100 milionë dollarë subvencione direkte

30 Tetor 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerë në fshatin Kurdari të Klosit akuzoi qeverinë për abuzim me subvencionet për bujqësinë, ndërsa premtoi se në programin qeverisës të demokratëve parashikohen 100 milionë dollarë subvencione direkte për fermerët. Basha tha se paratë që duhet të shkonin tek fermerët shkojnë për shpenzime luksi të njerëzve afër kryeministrit. Me 220 milionë dollarë që kanë përfituar miqtë e Ramës, tha zoti Basha, çdo fermer do të mund të merrte rreth 500 dollarë subvencion. NIPT-i që u kërkohet fermerëvë, u shpreh më tej Basha, është thjesht justifikim i Ramës që s’ka mbajtur asnjë premtim, pasi fermerët kanë numrin unik të identifikimit. Lideri i opozitës tha se zgjidhja për fermerët janë subvencionet. Zgjidhja jonë për fermerët, zgjidhja jonë për zhvillimin rural, për bujqësinë, për blegtorinë, për peshkimin, për bletarinë është subvencioni direkt tek çdo fermer. Shuma që ne do të vendosim për të mbështetur femerët do të jetë 100 milionë dollarë në vit. do fermer do të marrë subvencion direkt pa NIPT, sepse çdo fermer ka numrin personal të identifikimit që do të shërbejë si identifikimi fiskal i çdo fermeri””, deklaroi Basha.

Ndaje me miqte