0030 210 33 18 483

Basha: &ldquoTakim i jashtëzakonshëm me Presidentin Trump&rdquo

15 Qershor 2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin amerikan Donald Trump. “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike. “Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, thuhet më tej. Takimi, Basha e paralajmëroi pak ditë më parë në Korçë teksa u pyet nga një pjesëmarrës në takimin elektoral.

Ndaje me miqte