Basha: Votimi e numërimi elektronik kusht për zgjedhje të lira e të ndershme
TRIBUNA
17 Janar 2017
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka mbledhur në selin blu krerët e degëve të PD-së në rrethe.
Në çelje të fjalës së tij, Kreu i PD tha se e djathta e bashkuar ka votuar memorandumin e bashkëpunimit dhe kërkon ndryshimet e duhura në kodin zgjedhor.
Sipas Bashës, votimi elektronik dhe numërimi elektronik është kushti bazë dhe i vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha u shpreh se, politika duhet ta respektojë vullnetin e qytetarëve dhe duhet të lexojë drejt interesin e qytetarëve shqiptarë.
“Sot nuk ka qytetarë, qofshin të majtë apo të djathtë që do dëshironin vjedhjen e votës së tyre. Të gjithë qytetarët duan që të shprehin interesin e tyre dhe të lexohet ajo drejt, prandaj votimi elektronik dhe numërimi elektronik është e vetmja mundësi që vota e tyre të mos tjetërsohet nga mafia pranë pushtetit. është e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira, që sipas OSBE-së është cënuar. Raporti i kësaj të fundit flet qartë për këtë”, tha Basha.
“Pozita nxjerr si justifikim faktin se nuk ka kohë”, vijoi Basha. Sipas tij, kjo nuk qëndron, pasi nuk mund tu heqim shqiptarëve të drejtën për t’ju lexuar vota për çështje kohe. “Ne do te marrim pjesë në zgjedhjet dhe do përfaqësojmë zërin e qytetarëve”, shtoi Basha.
Ndaje me miqte