Basha takim me Kristiandemokratët holandezë
ATSH
25 Shtator 2017
Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA, i cili përbëhej nga Wouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF; Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; Heidi van Haastert, trajnuese e EFF; dhe Alexander Arentshorst konsulent komunikimi i CDA. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Me shqetësim të thellë u përcollën në takim sfidat aktuale të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën. Në këto katër vite siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizura kriminale.
Kryetari i opozitës vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në vecanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, cka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kerkojne azil ne vendet e BE e ne Holandë, per shkak se kane humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.
Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar cdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozites theksoi se garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë. Bashkëbisëeduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu per mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndaje me miqte