Basha: "Propozimet tona për ringritjen e ekonomis;"
Tribuna
11 Mars 2018
“Alternativa e PD për ringritjen e ekonomisë është çlirimi i tregjeve dhe ndalimi me ligj i monopoleve. Kjo është rrruga e vetme për të kthyer vetëbesimin se shqiptarët janë në gjendje për të bërë vepra të mëdha”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha duke folur në konferencën “(De)Rregullimi i Tregjeve” organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike - Instituti Europian, Pashko.
Duke iu referuar dy shtyllave kryesore të ekonomisë për zhvillimin dhe punësimin, investimeve të brendshme dhe investimeve të huaja, Kryetari i Partisë Demokratike tha se “Shqipëria ka shënuar një rekord të paprecedentë për çdo vend postkomunist duke mos patur asnjë investim të ri të huaj në këto 5 vite”.
Basha argumentoi se për shkak të mungesës së investimeve punësimi ka rënë dhe emigracioni është rritur, veçanërisht ai i të rinjve dhe i profesionistëve.
Për të treguar se vendet e rajonit kanë ecur përpara me investimet, Basha paraqiti të dhënat për 10 javët e para të vitit për Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Bosnja me 7 investime të huaja, disa mijëra vende të reja pune një marrëveshje me BERZH 750 milionë euro për një autostratdë.
Maqedonia me 4 investime të huaja, mbi 600 vend etë reja pune, disa dhjetëra milionë euro investime në energjitikë, zhvillim teknologjik, industri.
Mali i Zi me 3 investime te huaja, kryesisht në turizëm elitar, me rreth 1 miliard euro.
Serbia vetëm për 10 ditët e para të marsit ka 9 investime shumë të mëdha në hoteleri, industri, miniera, teknologji me mbi 5 mijë të punësuar dhe qindra milionë euro investime, për të cilat qeveria serbe ka paguar 9.5 milionë euro që t’i thithë në ekonominë serbe.
“Ku jemi me Shqipërinë? ?farë investimi të huaj kemi thithur në mars, janar-mars 2016, 2017, 2015, 2014? Kaluan 5 vite dhe nuk ka një investim të huaj. Përkundrazi, ka ikur Sheratoni, ka ikur Glaxo Smith Kline, iku Onmix që do të ndërtonte resortin 400 milionë euro”- tha Basha.
Kreu i opozitës theksoi se edhe tek investimet e brendshme është e njëjta situatë dhe askush nuk mund të tregojë asnjë investim domethënes në infrastrukturë, teknologji informacioni, përvec abuzimit me Rilindjen Urbane, shtrimi i qyteteve me pllaka dhe palma.
Basha vuri në dukje se braktisja e Shqipërisë nga investitorët e huaj reflektohet edhe tek rënia e saj e ndjeshme në raportin e The Heritage Foundation. “Liria ekonomike në Shqipëri ka zbritur nga vendi i 54-të në botë në vendin e 65-të në botë”- citoi Basha raportin, ku janë më rënie edhe treguesit e tjerë të rëndësishëm për investitorët, ato të barrës fiskale, lirisë së të bërit biznes, lirisë së investimit, që e zhvendosin Shqipërinë në gjoepolitikë afrikane.
Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se një tregues tjetër i gjendjes së rëndë të vendit është borxhi publik, i cili vazhdon të rritet nga qeveria.
“Borxhi publik është një problem i madh për vendin, sepse është edhe ai i fshehuri, për të cilin foli edhe FMN-ja para pak ditësh. PPP-ja nuk është vetëm pastrimi i parave të pista, por është edhe borxh i fshehur publik. ?do marrëdhënie e drejtpërdrejtë e qeverisë me një konçensionar është borxh për shqiptarët, të cilët do ta paguajnë për 10, 15, 20 apo 30 vjet.”-tha Basha.
Kreu i opozitës propozoi masa konkrete për ringritjen e ekonomisë, duke cilësuar si prioritet kryesor çlirimin e tregjeve, çka kërkon një reformë të thellë që çliron ekonominë nga monopolet, oligogpolet dhe nga ndërhyrjet qeveritare. “Fillon nga ndalimi me ligj i krijimit të monopoleve nga shteti, duke hequr kontrata ekskluzive dhe liçensat ekskluzive. Ndalimi i çdo konçesioni me përjashtim të atyre në infrastrukturë që bëhen vetëm pas çertifikimit nga institucionet ndërkombëtare, si FMN dhe Banka Botërore.”-tha Basha.
Propozimi tjeter i kreu të opozitës ishte për zhdukjen e të gjithë favoreve ligjore, fiskale ndaj çdo veprimtarie që dëmton shëndetin e njerëzve, duke përfshirë inceneratorët. ?farë nuk ka vlerë të shtuar për ekonominë, që nuk disbursohet, duhet të zhbëhen të gjitha”-tha Basha, i cili tha tregu i lirë duhet të vendosë për të gjithë ata që kanë ide.
Modernizimi i sistemit fiskal është një tjetër propozim i alternativës ekonomike të PD, që synon largimin e inspektorëve tatimorë nga mjediset e biznesit. “Aty ku punon, aty ku derdhet djersë, aty ku krijohet, aty ku krijon vende pune, aty ku lëviz kapitali, taksidari duhet të ndalohet me ligj prania e tij. Përmes modernizimit të sistemit fiskal, pa shpikur asgjë, duke aplikuar standartet europiane të vetëdeklarimit dixhital.”
Basha theksoi se programi ekonomik dhe vizioni i Partisë Demokratike nuk paraqet një arrnim apo korrigjim të së sotmes, por një transformim të thellë. “Prandaj ju siguroj se qëllimi i programit dhe vizionit të PD është çlirimi total i tregut nga monopolet, ndalimi i praktikave monopoliste dhe ekskluziviste”- tha Basha, i cili vuri në dukje se këto janë masa “që kthejnë besimin tek ekonomia, besimin tek leku, besimin tek vetvetja”.
Ndaje me miqte