Basha në Gjirokastër: &ldquoVotimi elektronik i pret rrugën shitblerjes së votës&rdquo
08 Maj 2016
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e PD-se me anëtarë të FRPD-së në Gjirokastër, banorët e Lazaratit e fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë.
Në paketën e PD-së, Basha ofron ulje e moshës së pensionit, rritje te pagës minimale, subvencionim te energjisë elektrike deri në 200 KW dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike, si dhe ulje te çmimit të energjisë për familjarët dhe bizneset. Po ashtu, ofrohet anullimi i koncesioneve korruptive në shëndetësi, që marrin çdo muaj 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve, nderkohe qe 1 miliard euro do t’i kthehen ekonomisë nga ulja e taksave.
Në vijim të prezantimit të platformës së PD-së, Basha deklaroi se “Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane,. të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar. “Votimi elektronik, pra me gishtërinj, që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Per cështjen e financimit kemi një model, i cili po të vihet në funksion ligjërisht dhe gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “cash”-it”, tha Basha.
Në takimin me banorë të Lazaratit dhe banoret e fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë dhe ne Libohovë ai ka prezantuar platformën për bujqësinë, që parashikon të mbështetet me buxhetin më të madh që është akorduar ndonjëherë, prej 150 milionë euro. 50 milionë euro, tha ai, do të shkojnë për infrastrukturën bujqësore dhe 100 milionë euro për subvencione direkte për fermerët. “Me taksën e sheshtë 9 për qind, me uljen e taksave mbi të ardhurat për shqiptarët, me uljen e faturës së energjisë, ne lemë në ekonominë shqiptare 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje”, tha ai.
Do ulim nga 15 në 9% taksën e sheshtë dhe TVSH-në nga 20 në 15 %
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpalosur platformën ekonomike të PD-së me biznesmen dhe tregtarë të Gjirokastrës. Gjatë vizitës së tij, Basha është ndalur në rrugën Kardhiq - Delvinë, një projekt i nisur nga PD, por i pa përfunduar ende, për të cilin ai tha se do të jetë prioritet i mandatit të tij nëse fiton zgjedhjet e 2017.
“Rrugën Kardhiq-Delvinë e kemi në krye të listës së prioriteteve të zhvillimit të infrastrukturës dhe ne do të investojmë për përfundimin e kësaj rruge”, tha Basha.
Më tej, Basha ka parë nga afër një rezervat të kultivimit të peshkut në Cepo, ku tha se PD do të ul nga nga 15 në 9% taksën e sheshtë si dhe TVSH-në nga 20 në 15 %.
“Ne do të fillojmë në vitin e parë me 100 milionë dollarë subvencionim të drejtpërdrejtë për sektorin e bujqësisë, agrobiznesin dhe sektorin ushqimor në tërësi dhe përfitues të kësaj do të jenë padyshim edhe rritësit e peshkut,’ tha kreu i opozitës.
Kreu i demokratëve nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe familjet në vështirësi ekonomike, si ajo e Sokol Lukës dhe Arben Llavdonitit, ku familja e këtij të fundit prej 3 muajsh nuk ka energji elektrike.
Me këtë rast Basha premtoi se do të ul çmimin e energjisë.
Ndërkohë gjatë ndalesës në tregun e Gjirokastrës si dhe në një kompani fasonësh, Basha është shprehur se rritja e pagës minimale, ulja e çmimit të energjisë dhe ulja e moshës së pensionit janë pjesë e platformës së Partisë Demokratike .
Ulja e taksave sipas planit ekonomik të Bashës do të përkthehet në rritje të pagave për punëtorët e sipërmarrjeve në Shqipëri si dhe do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës.
Tribuna
Ndaje me miqte