0030 210 33 18 483

Basha &ldquovdes&rdquo marrëveshjen e 18 majit. Vota e emigrantëve &ldquomos të kthehet në fasadë&rdquo

Tribuna 20 Shtator 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se marrëveshja e 18 majit ka “vdekur” dhe se thelbi i problemit sot është reforma zgjedhore që tashmë është dhe domosdoshmëri për vendin dhe PD ka nisur konsultimet politike. Në një prononcim për mediat, kryetari i PD-së u shpreh se reforma zgjedhor është urgjencë absolute dhe duke filluar nga kjo javë ne do të nisim konsultimet politike për t’i shtrirë ato edhe në rrafshin e konsultimeve edhe me qytetarët, me intelektualet dhe grupet e interesit. Më tej, Basha shtoi se “Brenda javës do të nisin diskutimet me aleatët e Partisë Demokratike, si dhe do eksplorojmë qendrime të përbashketa ndaj çdo force tjetër politike, qe është në opozitë me qeverinë” . I pyetur nga mediat për marrëveshjen me qeverinë, Basha deklaroi se s’ka marrëveshje për një arsye të thjeshtë, sepse marrëveshja u shkel. “Marreveshja kishte në thelb votën e lirë. ?farë bëri me 25 qershor, bleu, dhunoi votën e shqiptarëve. Qendrimin e PD unë e kam thënë në seancën e parë në parlament. Thelbi është se marrëveshja “vdiq”, sepse Rama shkeli thelbin e saj”, theksoi Basha. “Reforma është demosdoshmëri për vendin, dhënia fund e shit-blerjes së votës, dhënia fund e kriminelëve në procesin zgjedhor dhe në këtë rrafsh ne po lëvizim edhe në planin e zgjidhjes si demosdoshmëri. Votimi elektronik është përparësi absolute që sjell edhe votimin e emigranteve shqiptare”. I pyetur për fraksionet në PD, Basha tha ne jemi të hapur për të gjithë për të kontribuar në Partinë Demokratike. “Vota e emigrantëve, kërkesë fillestare e PD” I pyetur se çfarë qëndrimi ka PD për votën e emigrantëve, Basha është përgjigjur: “Vota emigrantëve është një kërkesë fillestare e Partisë Demokratike dhe ne nuk do ta lejojmë të kthehet në një fasadë, siç janë kthyer shumë kauza në fasadë nga qeveria, nga Edi Rama për të mbuluar dramën e madhe që kjo qeveri nuk iu ofroi shqiptarëve votën e lirë, as për banorët këtu në Shqipëri, jo për për qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Prandaj reforma zgjedhore, përfshi votimin elektronik dhe numërimin elektronik është një hap i domosdoshëm që do të garantojë edhe objektivin tonë, që është garantimi i votës për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë”.

Ndaje me miqte