0030 210 33 18 483

Bashkim familjar për prindërit që kanë lindur fëmijë në Greqi. Fillon zbatimi

02 Shtator 2015

Më në fund është firmosur edhe nga ministri i jashtëm vendimi për ndryshimet në Kodin e Emigracionit, ku veç të tjerash parashikohet pajisja me leje për bashkim familjar për prindërit (pavarësisht nëse është nëna apo babai), që kanë lindur fëmijë në Greqi. Kuptohet, se nga kjo dispozitë favorizohet një numër i konsiderueshëm nënash që deri më tani kanë qenë pa leje qëndrimi, e rrjedhimisht e kishin të vështirë edhe të punonin. Lajmi është konfirmuar për “tribuna-news” nga eksperti i çështjeve të emigracionit, Fatos Malaj, që ka shtuar se tashmë mbetet vetëm kalimi në sistemin elektronik që edhe kjo dispozitë të fillojë nga zbatimi. Pra, është çështje ditësh. Kujtojmë se e drejta që të pajisen me leje qëndrimi prindërit që u kanë lindur fëmijë në Greqi, sanksionohet në paragrafin 46 të nenit 8 të ligjit të ri (4332/15), që u miratua më 9 korrik nga Parlamenti grek. Aty sanksionohet se: “Në rastet e lindjes së fëmijës në Greqi deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, dhe kur njeri prej të cilëve posedon leje qëndrimi të vlefshme, prindit tjetër - përderisa jeton në Greqi-, i jepet leje qëndrimi për bashkim familjar”. Kjo mënyrë e pajisjes me leje qëndrimi anashkalon praktikën e deritanishme ku i interesuari duhej t’u nënshtrohej një sërë procedurash burokratike, që duhej të kurorëzoheshin me dhënien e vizës nga autoritetet konsullore greke në Shqipëri, ku duhej patjetër të shkonte e interesuara e që andej të bënte hyrjen e ligjshme në Greqi. (Kjo mënyrë tashmë zbatohet vetëm në rastet kur personi që do të pajiset me leje qëndrimi ndodhet në Shqipëri e nuk jeton në Greqi). Siç shpjegohet në qarkoren përkatëse, ligji nuk vë asnjë kufizim për hyrjen e ligjshme në të të interesuarit në Greqi, domethënë nuk ka rëndësi nëse hyri në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. farë dokumentacioni kërkohet Vendimi ministror përcakton dokumentacionin që kërkohet për lejen e qëndrimit për bashkim familjar: - Formulari i aplikimit, - 2 (dy) fotografi aktuale, në format pasaporte, të arkivuara edhe në trajtë elektronike (CD) dhe në formatin JPEG 2000. - Kopje të legalizuar të pasaportës së vlefshme. - Kopje të lejes së qëndrimit të personit kujdestar, e vlefshme dhe të paktën dy vjeçare. - ertifikatë lindjeje e fëmijve në Greqi, deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015 (që u miratua në korrik të këtij viti). - Dëshmi se banon në Greqi pas lindjes së fëmijve. - Siguracion të ngjashëm me të personit kujdestar. - Taksa (paravolo) që paguhet në mënyrë elektronike, me vlerë 300 euro. ’bëhet nëse ke aplikuar edhe më përpara Qarkorja përmban udhëzime edhe për rastet kur ndonjera prej nënave ka aplikuar edhe më përpara, që të marrë leje për arsye të jashtëzakonshme. Tashmë, ajo duhet të heqë dorë nga kërkesa e mëparshme dhe të aplikojë sërish, por pa paguar paravolo (taksë). “Qytetarët e vendeve të treta që kanë aplikuar për t’u pajisur me leje për arsye të jashtëzakonshme në drejtorinë e emigracionit të ministrisë së brendshme, kanë tashmë mundësinë që të heqin dorë nga shqyrtimi i dosjes së tyre dhe të paraqesin kërkesë të re në shërbimet me një qëndrim të drejtorisë së shtetasve të huaj në periferinë e vendbanimit, pa paguar paravolon, përderisa kjo është paguar një herë”, bëhet me dije në qarkoren mbi zbatimin e dispozitave të ligjit 4332/15. Tribuna

Ndaje me miqte