0030 210 33 18 483

Bashkimi Europian përkujton viktimat e regjimeve totalitare

Tribuna 24 Gusht 2017

Evropianët duhet të kundërshtojnë nacionalizmin ekstrem, ksenofobinë dhe urrejtjen, krijimin e blloqeve autoritare dhe regjimeve autoritare, deklaroi Komisioni Evropian, duke shënuar një ditë mbarë evropiane për të kujtuar viktimat e këtyre regjimeve. “Më 23 gusht 1939, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin Molotov-Ribbentrop, i cili shënoi edhe fillimin e njërës prej periudhave më të errëta të histrisë së kontinentit tonë”, thanë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans dhe komisianeria për Drejtësinë, Vera Jourova në një deklaratë të përbashkët “Regjimet totalitare përmes Evropës ngushtuan liritë e njeriut, dhunuan të drejtat e tyre dhe kthyen miliona qytetarë të thjeshtë në viktima të ideologjisë së tyre”, vazhduan ata. Komisionerët paralajmëruan se “kujtimi i tmerreve të së kaluarës janë të rëndësishme për të rrëzuar ato që përpiqen të rikthejnë këto ideologji”. “Nuk ka vend në Parlamentin Evropian për ekstremizëm, intolerancë dhe presion”, thanë ata. Traktati Molotov-Ribbentrop ishte një pakt jo agresioni mes Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovietik, i cili ndau pjesën tjetër të evropës mes dy vendeve. Dhjetëra miliona persona u deportuan, torturuan dhe vranë nën këto regjime totalitare.

Ndaje me miqte