0030 210 33 18 483

Berisha: Rama rilindi eksodet shqiptarët po ikin nga varfëria

20 Prill 2015

Rilindja e eksodeve të viteve ’90 janë përgjegjësi direkte e kryeministrit Rama. Kështu është shpehur ish kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Sipas tij, Kryeministri Rama dramën e tij psiqike po e kthen në dramë të gjithë shqiptarëve. “Eksodet rilindën dhe ky është një zhvillim i pamohueshëm. Dhe në këtë dramë kombëtare të pranverës 2015 gjithçka është zhvilluar para syve tanë. Si një film horror me aktor kryesor një njeri të mjekuar 13 vjet për psikozë bipolare, Edvin Kristaq Ramën, që nga mëngjesi deri natën vonë me llogoren e të sëmurit psiqik vret shpresën, mbjell urrejtje. Negativitetin e tij e shndërron me çdo kusht në dramë të tjerëve. Ardhjen në pushtet e konsideroi si hakmarrje primitive ndaj kundërshtarëve të tij.Në fjalimet e tij pa inventar që nuk i zë as Lana dhe që në fjalorin e tij janë më të pista se vetë Lana, dominojnë fjalët shkatërrim, prishje, burg, hekura,kancer, ferr, jashtënxjerrje, gropë sepktike, lehaqen dhe kurrë në këto fjalime nuk gjen një fjalë zhvillim, ndërtim, punë përveçse kur inaguron zyrat e punës. Ky njeri të gjithë energjinë negative që i krijohet nga sëmundja e tij e përdor për të vrarë shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve. Fjala vret, thotë një shprehje e urtë. Kjo është e vërtetë, por në këtë rast nuk është vetëm fjala shkaku i asaj që po ndodh në pranverën e 2015”. Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të heqin dorë nga vërshimi drejt vendeve të BE për të kërkuar azil politik, pasi sipas tij ky udhëtim nuk bën asgjë më shumë përveçse shton dramën e tyre sociale dhe rrezikon regjimin e vizave. “U bëj thirrje qyetarëve shqiptarë, duke mirëkuptuar plotësisht dhimbjet dhe vuajtjet e tyre, të mos largohen nga Shqipëria. Shanset e tyre për të fituar azil politik janë inekzistente. Me largimin nga Shqipëria jo vetëm sa i shtoni një traumë të re gjendjes suaj, por lehtësoni përkohësisht këtë qeveri që nuk meriton asnjë lehtësim. Por me këtë largim dhe kërkesë për azil politik ju vini në rrezik serioz lirinë e lëvizjes së lirë. Ndaj ju ftoj të qëndroni për të larguar sëbashku Edi Ramën”- u shpreh ish kryeministri Berisha. I gjithë bashkëbisedimi i ish-Kryeministrit me gazetarët: “Sot, kam thirrur këtë takim me ju, për të shprehur indinjatën më të thellë, shqetësimin dhe dhimbjen më të madhe për rikthimin, pas 24 vitesh, të eksodeve në Shqipëri. Qeveria e Edvin Kristaq Ramës ia doli, në 18 muaj qeverisje, të rilindë pas 24 vitesh eksodet, të cilat përbëjnë për çdo komb fatkeqësi të mëdha kombëtare. Eksodet i shkaktojnë pushtimet dhe luftrat civile, katastrofat e mëdha natyrore, terrori shtetëror masiv, mjerimi ekonomik. Ne shqiptarët, në vitet ‘90-’91, si asnjë komb tjetër në Europë, njohëm eksodet më të mëdha në historinë tonë. Në çdo katër banorë të këtij vendi, njëri u largua nga Shqipëria. Mediat e huaja e quajtën, aso kohe, egsodin e tonë si biblik. Shkaku themelor i tyre ishte mjerimi masiv ekstrem i qytetarve. Të ardhurat për frymë në vitin 1992 ishin vetëm 204 dollarë për frymë, pra të tretat më të ultat në botë, papunsia mbi 80%. Kurse sot, Shqipëria është në grupin e vendeve të mesme, të larta, me të ardhura për frymë 50 herë më të larta se sa 24 vjet më parë por, përsëri sot, pas 24 vitesh rilindje, eksodet u rikthyen. Në 24 vite, që nga viti 1991, emigracion ka patur por jo eksode masive. Madje, pas heqjes së vizave në vitet 2010-2013, statistikat tona dhe të fqinjve tanë europianë, edhe ato tregojnë se renditeshim të fundit ose të parafundit, nga popujt e rajonit, në listën e azilkërkuesve. Sipas statistikave të fqinjëve tanë, shumë më tepër shqiptarë u kthyen në Shqipëri se sa u larguan prej saj. Statistikat greke bëjnë fjalë për 130-180 mijë shqiptarë të rikthyer në ato vite në Shqipëri. Në vitin 2015 ka një rikthim të frikshëm dhe të fuqishëm të eksodës në Shqipëri. Ne tani renditemi pas Sirianve në listën e azilkërkuesve në vendet e zonës Shëngen. Mijëra shqiptarë largohen çdo ditë nga Shqipëria. ?do shqiptarë dhe mik i Shqipërisë, duhet të shtrojë pyetjen: si ka mundësi që të rikthehen eksodet në Shqipëri? ?farë ndodhi me këtë vend në vitin 2015? Pse shqiptarët të cilët, vetëm dy vjet më parë, ishin më të paktët që kërkonin azil politik, sot vijnë pas sirianëve? Pse ata po përdorin gjerësisht heqjen e vizave për t’u dyndur në eksode dhe kërkesa për azil politik? Pse u rikthyen, pse rilindën, pas 24 vjetësh, eksodet në Shqipëri!! Cilat janë shkaqet e rilindjes të këtij fenomeni tragjik! Eksodet rilindën! Ky është një fakt i hidhur dhe i pamohueshëm dhe, në këtë dramë kombëtare të pranverës së vitit 2015, gjithçka u zhvillua para syve tanë si në një fillm horror, me aktor kryesor një njeri të mjekuar 13 vjet për psikozë bipolar Edvin Kristaq Ramën i cili, nga mëngjesi gjer natën vonë, me llogoren e të sëmurit psiqik, mbjell vetëm vrerë, urrejtje, dëshprim, zhgënjim. Dramën e tij të brëndshme psiqike, si gjenerator i së keqes, negativitet e shndërroi me çdo kusht në dramë për të tjerët. Ky piktor, dështak dhe bipolar, nuk mund t’i gëzohej me energji pozitive për pushtet që i dhanë shqiptarët por, ai ardhjen në pushtet e konceptoi si armiqësi, urrejtje dhe hakmarrje primitive ndaj kundërshtarëve të tij. Në fjalimet e tij pa inventar, që nuk i nxë as Lana dhe që në fjalorin e tij janë më të pista se vet Lana, dominojnë fjalët shkatërrim, prishje, burg, hekura, kancer, ferr, jashtënxjerrje, gropë septike, lehaqenë dhe kurrë, në këto fjalime koprolalike, nuk gjen fjalët zhvillim, ndërtim, punë (përveç rasteve kur riinaguron zyrat e punës) punësim, investim, konsensus, shpresë apo besim. Ky njeri të gjithë energjinë negative që i krijohet nga sëmundja në psiqikën e tij e përdor për të vrarë shpresën dhe besimin e shqiptarëve, se ata mund të kenë të ardhmen që duan në këtë vend! Eksodet rilindën dhe gjithçka u zhvillua si në një fillm horror para syve tanë, kur aktori kryesor i këtij filmi horror, pa u skuqur, shpalli para zgjedhjeve moton “qelbësira të të gjitha llojeve bashkohuni për të rrëzuar Sali Berishën” dhe, në spote televizive e në sheshe publike, ju tregonte shqiptarve hekurat e burgut. Duhet të pranojmë se, të dyja këto, janë premtimet e vetme që mbajti Edi Rama. Sot në Shqipëri, në një vit, numërohen zyrtarisht 38 mijë të ndaluar dhe të arrestuar nga shteti i tij policor. Vendi ka sot numër të parabugosurish më të lartë se Siria dhe Iraku ka burgje, në të cilat qytetarët varin vehten nga torturat çnjerëzore. Shqiptarët po ikin nga vendi i tyre se, për 35 dollar madje dhe më pak detyrim ndaj shtetit, përplasen dhe vdesin, vrasin veten në qelitë e burgjeve. Shqiptarët po ikin nga vendi i tyre, se mbi 7 mijë punonjës dhe nënpunës civilë, që kishin jo qindra por dhe mijëra vite shkollim të marra së bashku, u linçuan nga puna si armiq dhe u zëvendësuan me sojin e qelbësirave, hajdutëve, trafikantëve, vrasësve, përdhunuesve, duke bërë që kështu asnjë qytetar i këtij vendi të mos besojë më se merita e tij do të vlerësohet, se ligji dhe Kodi i Punës që mbrojnë atë nga arbitrariteti do të zbatohet. Eksodat rilindën, sepse sot shqiptarët janë njerëzit më të mashtruar por dhe të poshtëruar, jo vetëm të Europës por ndofta dhe mbarë botës. Përsëri gjithçka u zhvillua, si në një film horror, kur Edi Rama kalonte nga sheshi në shesh, me premtime të tipit hoxhist, duke iu premtuar qytetarëve punësimin masiv, uljen e taksave për 97% të qytetarëve, shërbim shëndetësor falas dhe legalizime falas, heqje të TVSH për bukën, miellin, vajin, sheqerin, orizin dhe, njerëzit në halle, të gjitha këto i besuan kurse sot, ata që i besuan këto premtime dhe i dhanë votën, ndjehen njerëzit më të zhgënjyer por dhe më të fyer. Ata mezi presin të largohen nga ky vend, sepse: papunesia u rrit me 40%, mjerimi ekstrem u rrit me 4 herë, taksat u rritën për 100% të shqiptarëve, rrogat u ngrin, mjerimi bënë kërdinë në të katër anët e vendit. Esodet rilindën dhe gjthçka u zhvillua, si në një film horror, kur Edi Rama, njeriu që betonoi Tiranën dhe e zhyti atë në shkallën më të lartë të ndërtimit informal, shkatërroi para syve tanë qindra e qindra shtëpi banimi, lokale, pallate me leje të kundërshtarëve politikë dhe shkatërroi mbi 7000 mijë lokale, banesa, dyqane të tjera për të kënaqur komplekset e tij psiqike të shkatërrimit, duke iu lënë qiellin si mburojë dhe duke u prerë bukën e fëmijëve dhjetra mijëra familjeve shqiptare që, me të ardhurat apo rrogat në këto biznese, siguronin kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre. Duke shkatërruar para syve tanë, me rruspa dhe buldozierë, dhjetra mijëra vende pune dhe duke mos ju dhënë këtyre qytetarëve asnjë alternativë tjetër jetese, përveç eksodës, largimit nga Shqipëria, Edi Rama dramën e tij psiqike, e shndërroi në dramë të vërtetë kombëtare!! Eksodet rilindën dhe gjithçka u zhvillua, si në një film horror, para syve tanë kur Edi Rama, njeriu që premtoi uljen e çmimit të energisë elektrike dhe heqjen e TVSH për energjinë rriti, pa u skuqur as dhe zverdhur, me 24% çmimin e saj dhe, me marrëveshjen e korruptuar me ?EZ, ai i fali kompanisë 620 milion euro, para të takspagueseve shqiptarë. Edi Rama e kaloi këtë detyrim në formë gjobash të llojeve të ndryshme mbi shpatullat e qytetarëve të vendit. Sot, në Shqipëri, janë dhjetra mijëra familje të varfëra që nuk kanë absolutisht asnjë mundësi të paguajnë energjinë dhe nuk kanë marrë e nuk marrin asnjë qindarkë kompesim nga qeveria. Ato nuk kanë sot asnjë alternativë tjetër veçse të zgjedhin midis burgut të Edi Ramës ose eksodit në kampe të vendeve tjera. Eksodet rilindën sepse Edi Rama, njeriu që u zotua për luftë me zero tolerancë kundër krimit, riktheu në pushtet bandat e Partisë, tritolin, maskat, atentatet, pritat, pengmarrjet dhe aktet e tjera të tyre, duke bërë kështu, jetën e shqiptarëve dhe femijëve të tyre më të pasigurt se kurrë më parë dhe shuar shpresën e qytetarëve se, do të kenë ndonjëherë siguri për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Edi Rama në përputhje me moton “qelbësira të të gjitha llojeve bashkohuni” pas zgjedhjeve mbushi Parlamentin, administratën me vrasës, përdhunues, trafikantë dhe rilindi të gjitha lidhjet e tij të vjetra me krimin, bandat e Partisë, “Hakmarrjen për Drejtësi”, Kostandinët Shullazët, etj., etj. Ai, në 18 muaj, me lidhjet e tij të krimit ka zhytur shqiptarët në pasiguri ekstreme dhe ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku, si në ndonjë film, urrejtja ndaj njerëzve të thjeshtë ndodh që ditën që vrasësi serial i Partisë ekzekuton 4 qytetarë në Tiranë, ai vet, në një sfidë të hapur dhe poshtëruese, familjeve të viktimave por dhe mbarë shoqërisë, iu paraqet qytetarëve, nga pallati kryeministror, nënën e vrasësit serial si model përgjegjshmërie dhe më pas i biri dënohet vetëm 7 vjet për një të vrarë, nga gjykatësi i Partisë për t’u dëshmuar qytetarëve se, kaq dhe vetëm kaq kushton jeta dhe lëkura juaj, kur vrasësi është i sojit të Partisë dhe duke dënuar ose ndëshkuar kështu shpresën se në këtë vend do ketë ndonjëherë drejtësi për njerëzit e thjeshtë. Por ka dhe më keq se kjo! Eksodet rilindën dhe gjithçka zhvillohet, si në një film horror, para syve tanë në të cilin, kryetari i Parlamentit akuzohet si në asnjë vend tjetër të botës nga miku i tij i ngushtë se ka porositur vrasjen e dy deputetëve dhe, ai me Ramën, të implikuar direkt në skenar, fshehin së bashku akuzën për 6 muaj, organizojnë atentate për të zhdukur dëshmitarët, dërgojnë Kallakun në oborrin e Prokurorisë, lirojnë po me gjykatësit e Partisë vrasësin e komisarit, të cilin e pa me sy dhe e denoncoi dëshmitari, fshehin për muaj kërkesën për ekstradim në Belgjikë për vrasje të deputetit Mark Frroku, vetëm që t’i mbyllin gojën për skenarin e vrasjes së deputetëve. Me të gjitha këto akte, për qytetarët shqiptarë, del e qartë se për ta, dhe kur janë në detyrë në këtë vend, po qe se i vrasin kriminelët që i duhen qeverisë, jeta e tyre vlen hiç apo nuk vlen asgjë, pasi vrasësi, nën kujdesin e Edi Ramës, shpallet i pafajshëm, duke varrosur kështu shpresën për ligj dhe drejtësi në Shqipëri. Eksodet rilindën sepse, si në një film horror, njeriu që premtoi luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit u rikthye së bashku me ministrat dhe aletatët e tij tek 20%-shi i dikurshëm dhe, si lukuni, vjedhin, shpërdorojnë në mënyrë të papërmbajtur paratë e buxhetit dhe pasuritë publike. Sot, si kurrë ndonjëherë në historinë e vëndit, vëllezërit, motrat, baballarët e ministrave fitojnë tenderat e ministrisë që drejton motra, vëllai, babai ministër duke varfëruar dhe mjeruar, çdo ditë e më shumë, qytetarët dhe rrënuar shpresën e tyre për një jetë më të mirë në këtë vend! Eksodet rilindën sepse, skenari grek i Edi Ramës po rrënon, çdo javë e më shumë, ekonominë shqiptare, po largon investitorët e huaj por dhe vendas nga Shqipëria. Ky skenar ka shumëfishuar falimentimin e bizneseve, rritur në qiell borxhin publik dhe rrënuar me shpejtësi balancin tregtar, duke vrarë çdo ditë shpresën për biznese dhe investime në këtë vend. Si përfundim, Edi Rama, pas 18 muajve qeverisje, arriti të rilindë eksodet e vitive ‘90-‘91 të etërve të tij dhe të sjellë kështu një fatkeqësi të vërtetë kombëtare. Për herë të parë ai, vetëm dy ditë më parë, ndofta i detyruar nga të tjerë, foli në Vlorë, në prani të dy eurodeputetëve, për eksodet që ju solli shqiptarëve. Në Shqipëri dhe në Ballkan, ekziston një mendësi e vjetër, sipas të cilës, çdo të keqe kërkojnë ta lidhin me të huajt, me të tjerët, duke qenë vetë dhe origjina e saj. Duke refuzuar një mendësi të tillë, ju bëj thirrje FMN dhe Bankës Botërore, të rishqyrtojnë në themel qëndrimet e tyre ndaj qeverisë shqiptare, masave dhe vendimeve të saj. Rezultati dy vjeçar i veprimtarisë së kësaj qeverie është eksodi si shfaqja më flagrante e krizës më të thellë sociale të masave të saj. Mbështetja e një platforme që shkakton apo ka si rezultat eksodin është, më së paku, dështim spekulator, dëshmi e asaj se këto masa kanë rritur dhe po rrisin, në mënyrë të përbindëshme, mjerimin në Shqipëri. Në të vërtetë ai, thjesht po lante duart si Pilati, për eksodin që ai vet e solli. Unë ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të dëgjojmë dhe reagojmë ndaj sirenave të pasigurisë, terrorit shtetëror, papunësisë, skamjes, mjerimit, të lidhura të gjitha me klikën në pushtet dhe që po shpërbëjnë egërsisht, me eksodin që ato shkaktojnë, kombin tonë! Duke përfunduar, ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, duke mirëkuptuar plotësisht dhimbjet, vuajtjet e tyre, të mos largohen nga Shqipëria. Shanset e tyre për të fituar azil politik janë inekzistente, siç i kanë sqaruar në mënyrë të përsëritur autoritetet e vendeve europiane. Me largimin nga Shqipëria, ju vetëm sa i shtoni një traumë të re gjëndjes suaj - atë të kthimit mbrapsht, të sigurt dhe të mundimshëm. Por, përveç kësaj, me këtë largim dhe kërkesë për azil politik, ju vini në rrezik real, serioz, arritjen madhore të jetës tuaj - heqjen e vizave. Ndaj ju ftoj të qëndroni dhe bashkarisht të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën dhe qevërinë e tij të eksodeve, gjenerator çdo ditë papunësie, mjerimit, terrori, pasigurie me politikat dhe qëndrimet e saj". -Zoti Berisha ju i bëni thirrje FMN dhe Bankës Botërore, në fakt ku qëndron reagimi që duhet të kenë këto institucione të rëndësishme financiare në raport me qeverinë shqiptare? Në fakt, modeli që ata pranuan është një model i gabuar, shumë i gabuar. Sepse ata pranuan buxhetin e gropës. Buxhet i cili pa asnjë shkak pranoi borxhin publik nga 62 në 73 apo 73 % , dhe kjo është e tmerrshme. Sa është borxhi publik tani? Aq sa ç’ishte, se kaluan dot as një përqind. Në fakt kjo nuk duhej pranuar. Unë e kuptoj që Fondi e ka të vështirë të pranojë gabimet. Por historia e Fondit është sukses edhe gabime. Kjo është e vërteta. Por eksodën nuk mund të mos e pranojnë atë si rezultante, si një shprehje të një krize sociale që sollën politikat ekonomike që u zbatuan në radhë të parë. Fondi nuk mund të pranojë mashtrimet e një qeverie të mirëfillta për rritjen ekonomike kur ajo rrëzohej nga çdo analizë e thjeshtë. Nuk mund të bazohej Fondi në statistikat mashtruese të Gjergjit të Edi Ramës, parashikimet për rritje ekonomike që nuk i dalin çdo vit. Nëse u kujtohet, gjatë qeverisjes sime, rritja ekonomike dilte më e lartë nga çfarë parashikohej, kurse këto dy tre vjet del më e ulët nga sa parashikohet nga vet Fondi. Kështu që jemi para një dështimi, para një skenari grek që ecën progreson, nuk po ndalem në të dhënat ekonomike të dy tre muajve të parë. Nuk e ka fajin Crown Agency, absolutisht, ç'mund ti bëjë Crown Agency lukunisë së hajdutëve që kanë futur në dogana këta. Por nuk ka Crown Agency që mund ti përballojë këta. Unë nuk kam qenë për agjenci të huaja për dogana por s’mund ta fajësojë atë unë. Dhe kështu edhe me Tatimet. Kjo politikë kërkon rishqyrtim, por në mënyrë të veçantë Banka Botërore. BB, nga 820 milioë USD borxh, në mënyrën më të papranueshme mbi 420 milionë i ka mbështetje buxheti dhe jo projekte për qytetarët shqiptarë, jo projekte për të luftuar varfërinë e qytetarëve shqiptarë. Pra, janë projekte që jepen për të mbajtur në këmbë një regjim kleptokratik. Një logjikë e paimagjinueshme. Në tetë vjet mund të kemi marrë nga Banka Botërore jo më shumë se 30 milionë për mbështetje buxheti ose fare. Mund të bëjmë një kontroll dhe tu them sa kemi marrë. Por si mund ti japësh një qeverie, e cila investimet e veta të buxhetit i relaizon 40 %, si mund ti japësh një qeverie, e cila të ardhurat i ka në rënie. I jep për ta mbajtur në këmbë? Atëherë ky është një veprim jo miqësor ndaj qytetarëve të këtij vendi. Shkaqet ne do ti hetojmë, kjo nuk shkon. Unë nuk jam kundër, të japësh 800 milionë, por pranoj ti japësh 800 milionë kur 700 milionë të jenë projekte për këtë vend dhe jo rrush e kumbulla shumica e tyre. Buxheti i qeveritarëve të papërgjegjshëm që u japin tenderat vëllezërve dhe motrave të tyre, atëherë këtu është problemi. BB është larguar në Shqipëri tërësisht nga parimi i luftës kundër varfërisë. Përkundrazi këto politika që ndihen, thellojnë varfërinë. Nëse ti pranon ti japësh një vendi rreth 1 milionë dollarë, ai është borxh nuk është falas. Eshtë borxh dhe me interesa jo të buta. Jo, se Shipëria nuk është në grupin e vendeve që merr me interesa të buta kredi. Ta japësh që qytetarët e vet ta shohin. Ku shkon ky? Jo të shndërrohet në orgjira dhe udhëtime të qeveritarëve. Por të shndërrohet në projekte, në ujë, në kanalizime, në shkolla, në ferma, në zhvillim të vendit. Unë bëj thirrje ta shqyrtojnë këtë. Kjo është një politikë shumë e gabuar. Nuk është ky shkaku i eksodës, por si partnerë ka një kontribut shumë të madh në Shqipëri, atyre u takon aksionet e veta të mos i përziejnë në këtë proces. Shkak nuk është as FMN dhe as Banka Botërore, shkak është absolutisht larg së menduarit se ato i solli FMN dhe BB por ata duhet të shyrtojnë politikën e tyre të mbështetjes ndaj kësaj qeverie. -Si e shpjegoni faktin që qeveria ka një lloj reagimi vetëm tani kur në fakt ka disa kohë që ka nisur largimi... Në fakt është edhe më keq. Të dhënat që kemi ne, zyrtarë të ndryshëm që hapin këto llafe. Nuk mund të them se këtë e ka organizuar direkt Edi Rama, ose e ka porositur por kjo është e sigurtë se në komuna dhe në zona të ndryshme janë zyrtarët të cilët u thonë qytetarëve nisuni për në Gjermani. Heshtja e akuzon Edi Ramën. Dhe fakti që doli vetëm me dy, unë kam respekt për zotin Flenckeinstein, shumë respekt për të, një njeri që është i përkushtuar për Shqipërinë si raporter për ta njohur sa më shumë, pra, fakti që erdhi me një eurodpeutet tjetër dhe shkuan në Vlorë, pikërisht në një nga qytetet ku nisen më shumë në këtë eksodë, dëshmon që Edi Rama ishte i detyruar të dalë për të denoncuar këtë fenomen. Pra, e bëri nga detyrimi dhe jo nga detyrat që ndjente. Kjo është një katastrofë. ?farë është kjo? Një shpërbërje kombëtare, eksodat janë një shpërbërje kombëtare, trupi i kombit që eksodon është trup që përgjysmohet, pritet. Kështu që, reagimi ishte tepër i vonë, për të mos thënë, të gjitha masat e tij janë nxitëse. Shkoni ju, do të gjeni me qindra e me mijëra, njerëz që nuk paguajnë dot në mënyrë absolute energjinë. Ndërkohë janë me qindra e me mijëra ata që kanë paguar dhe u shkojnë banditë nga Enti i Energjisë dhe u thonë që keni kaq milionë borxh. Po si kam kaq milionë borxh kur unë kam paguar? Unë njoh shumë raste konkrete të tilla. Kur unë kam paguar rregullisht, atëherë atij çfarë i mbetet. Ai smund të paguajë, o në burg sipas Edi Ramës ose të marrë rrugët e botës. Ky ka shndërruar energjinë në një mjet terrori të paparë sepse do me çdo kusht të shlyejë 620 milionë euro që CEZ u kishte borxh sipërmarrjeve shiptare, taksave dhe tatimeve shqiptare, të gjitha me fatura të pranuara nga CEZ. Tani ua u kalon të varfërve të vendit këtë faturë. -Ka patur negociata të vështira me Partinë Republikane, është konkluduar tani, por është folur që ju i keni kërkuar zotit Basha që të mos kandidojë zotin Agron Duka në Durrës, si i shihni negociatat e Partisë Demokratike, duket se të gjithë janë të pakënaqur. Së pari, në mënyrë absolute unë nuk kam ndërhyrë në asnjë kandidim apo moskandidim. Jo. Kryetari i PD këtë rradhë ka përdorur një metodë kurrë të përdorur më parë nga unë, kjo metodë ishte e bazuar në polle në bashkitë më kryesore. Tani, pollet, këto 15 vitet e fundit janë futur si një shtyllë e demokracisë në qeverisje. Veçanërisht në SHBA por tani po përhapen gjithnjë e më shumë. Kështu që, është një formë demokratike kjo pak më sengjine se ajo që bënim ne më përpara, se pollet kërkojnë shpenzime. Në dijeninë time ai ka respektuar pollet rigorozisht. -Për Durrësin? Për Durësin ky ka bërë polle me eksponentë të Partisë Demokratike. -Keni kërkuar që të mos kandidojë zoti Duka? Asnjëherë të vetme, për asnjë njeri. Nuk përzihem unë. Ky është një moment kyç. Kryetari i PD ka detyrimin që të zgjedhë ekipin e tij. Nuk po zgjidhet ekipi i Sali Berishës, Sali Berisha ndjek eksponentë të kësaj partie nga Tropoja në Konispol dhe jo një por shumë. Atëherë çfarë po ndodh? Do ndodhë që zoti Basha të zgjedhë ekipin e tij apo unë ? Kurrë jo. Zoti Basha zgjedh ekipin e tij në mënyrë të prerë. Unë jam shumë i përcaktuar për këtë. -Pakënaqësitë e aleatëve? Aleatët duhet të trajtohen me shumë kujdes. Mendoj që eksperienca e krijuar në këto zgjedhje zotit Basha do ti shërbejë shumë për një platformë më soft në negociatat me aleatët, të cvilët kanë një dhunti, sa më të vegjël të jenë, janë më të ashpër janë. Por nuk ke ç’tu bësh, ashtu janë ata. Edhe më shumë kujdes po u tregon por, duhet më shumë kujdes ndaj tyre. Të arrihet, të gjenden të gjitha mundësitë ku janë pikat e përbashkëta, Partisë Demokratike i takon që aleatët tradicionalë të saj ti ketë, ti respektoje, që ti përfillë edhe të punojë. Eshtë një histori e tërë bashkëpunimi me ta. -Ia keni thënë këto këshilla zotit Basha? Unë po ua u them këtu publikisht, le të kuptohet që ky është qendrimi im. Nuk kam asnjë lloj qendrimi tjetër. -Po aleancën e zgjeruar të së majtës zotit Berisha si e keni parë përballë nje opozite që në fakt duket se po tkurret nga numri i partive....... Jo, në fakt ne jemi aleanca më specifike tani-ishte deklarata e Topit. A e dëgjuat? Tha se, hyjmë në koalicion por jemi dhe në opozitë. Tani u them unë ju, asnjë i ndjerë në vitet 90 nuk e bëri ndonjëherë këtë deklaratë. Kurrë skisha dëgjuar. Ja ky është koalicioni i tyre, që hyjnë në koalicion por jemi në opozitë. ?’koalicion është ky? Ajo është një aleancë interesash totalisht për të zhvatur me pushtet këtë vend. Ky i ka vlerat? Tipike ishte kjo që tha, unë tha në koalicion jam por mbetem në opozitë. -A rrezikojnë votat e së djathtës nga kandidatët e pavarur siç mund të jetë zoti Bojaxhiu apo zoti Tafaj? ?do njeri ka të drejtë të kandidojë . Por çdo njeri pastaj dëshmon veten e tij se si po shfrytëzohet apo kepërdoret, këto janë çështje të tjera nuk janë të miat por e drejta për të kandiduar është e secilit. -Si i vlerësoni kandidatët për qytetet kryesore? Unë vlerësoj kandidatin e Partisë Demokratike dhe të opozitës për Tiranën, në bindjen më të thellë një kandidat të shkëlqyer për ata që kërkojnë vlerat, e vlerësoj si një kandidat të fitores. Halim Kosovaa është një mjek i shquar me reputacion të gjithanshëm, të pakontestuar. Halim Kosova nga mjek që unë njoh, them, mund të jem edhe i gabuar por, them se është menaxheri më i mirë, është doktor shkencash në doktrinën e tij por nga ana tjetër ai ka dëshmuar në këto vite, aftësitë menaxherale të shkëlqyera në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Eshtë një humanist i madh por një njeri që ka dhunti shërbimin, po ta marrësh dhe ta analizosh atë, cili është thelbi i tij, një njeri që ka shërbyer gjithë jetën. Një njeri që ka dhuntinë dhe kulturën e shërbimit, ai ka brenda vizionin më të qartë se si tu sjellë qytetarëve të tij shërbimet më të mira. Së dyti, nga të gjithë kandidatët e rreshtuar në krahun opozitar, nuk di ndonjë tjetër që të jetë më konsensual në rrafshin social se sa Halim Kosova, është në natyrën e tij dhe fushata e tij bazohet mbi vlerat që ai ofron, bazohet mbi paketën e shërbimit ose mbi shërbimet ndaj qytetarëve, kjo është e gjitha. Eshtë apo jo politikë, është politikë të gjesh një njeri në moshën e Halim Kosovës në Shqipëri që sështë politik, është jashtë çdo lloj mundësie. Ai ka qenë ministër, ka qenë deputet, për fushën e tij është thellësisht politik. Ndaj dhe, unë personalisht e gjykoj atë kandidat të fitores për dy arsye. Së pari për vetitë e tij, vlerat e tij si personalitet. Së dyti, mëkatet e mëdha të qeverisë, edhe ato janë, lista e pafundme e dështimeve nga mashtrimet tek eksodi. Inkarnimi i të gjitha këtyre papërjashtim është rivali tij, nga Griselda tek me radhë, rivali tij është nëse bëhet fjalë për mashtrimet e këto, është i gatuar me të gjitha. Filloi me, edhe para Griseldës po të doni, por u bë famoz me Griseldën se i çoi emaile gjithë Europës e të tjerë me radhë, inaugrimet për së dyti të qendrave të punësimit, pra ka të bëjë me një rival i cili absolutisht ka qenë një lloj koreografisti në MJAFT, të cilat thonë të gjithë se ja bënte Edi Rama skenarin, nuk e di çfarë kanë pasur të përbashkët. Unë e kam pëlqyer se me ata kam pas bashkëpunuar kundër Fator Nanos, se mohoj atë, nuk e them për diversion këtë, e kam thënë më përpara, por jo ndonjë rezultat si ministër pashpirtësi. A e dini ju që thonë u kemi dhënë këtyre për energjinë, absolutisht asnjë qindarkë, asnjë familje, asnjë personi skanë shpërnadrë një qindarkë. Ky mbeti si ministër i mirëqenies personale, edhe kjo qytetarët e kanë më të lehtë të zgjedhin midis vlerave dhe këtij. Unë e quaj zgjedhje shumë të mirë. Dhe e vërteta në polle dilte më lartë, i pari në distancë. Jam dakord, unë nuk i bëja pollet, ky i bën, unë skam bërë ndonjëherë, por ama po i bëre duhet tu përmbahesh, ky është problem. Njëherë në vitin 2000 ne e bëmë primare nëse u kujtohet, bëmë primare por e pashë që të pajtoje shqiptarët mbrapa ishte gjë e tmershme, nuk pajtoheshin. Mbetetshin të zemëruar, u detyrova të tërhiqesha. Tani, dy zonja në Shkodër dhe në Durrës janë fitimtare, po. Në Shkdoër ka një gjë, keni qenë vet dhe unë mendoj se Shkodra flet vet. Nëse ka një qytet të ndryshuar për mrië në Shqipëri është Shkodra. Shkoni, Kryetari aktual i Bashkisë ka bërë punën më të shkëlqyer në përpjekjen për ta rikthyer Shkodrën në identitet. Dhe vërtetë, e ka ndryshuar për mrië më shumë se në çdo qytet tjetër. Voltana ka qenë bashkëautore në këto ndryshime, në të gjithë procesin dhe tani e merr dhe e çon përpara këtë proces. Vjen nga një deshendente e një familjeje shumë të mirë. përfaqësuese e të gjitha komuniteteve në Shkodër, vet si Voltanë, djalin si Gjon e me radhë. Me të vërtetë shumë kandidaturë e mirë, e shkolluar, me koncepte dhe dashuri për Shkodrën. Grida ka përballë Vangjush betonin. A e dini ju që kisha para një jave një nga sipërmarrësit e mëdhenj të betonit në Shqipërisë e në Tiranë dhe është i njohur dhe çfarë më tha? Absolutisht në mënyrën më mizore mbylli çdo mundësi tregu pëveç vetes së vet në Durrës. Dhe ky është i majtë. Pra, jam i sigurtë që Grida kompani të vetën nuk do ketë, do vendosë qytetarin në epiqendër dhe sdo kujdeset si Gjushi, që të vetmet meritë ka që i çon shtrajcën Edi Ramës. Ju e dini që ishin armiq, e dini apo jo. Absolutisht për jetë a vdekje. Vetëm se Gjushi i kishte të fortë. Ia rrasën dhe mbështetësit Ramës, i di gjithë Durrësi këto. Dhe Rama bëri paqe me këtë pastaj. Gjushi në fakt nuk e ka merituar as mandatin e dytë, as të parin në fakt por nejse në fund të fundit ne e kemi repsektuar atë sepse është votuar. Ai nuk e ka justifikuar besimin e qytetarëve. Në Elbasan, një nga njerëzit më qytetarë të Elbasanit dhe të Shqipërisë, Ardian Turku. Një njeri që sa qe kryetar bashkie bëri shumë për qytetin, për qarkun dhe tani shkon kërkon votën me projekte konkrete. Jo si Qazimi që kujdeset për vete, që të mernri vetëm Elbasan Arenën, ai duhet të quhet Elbasan Aroma, aroma jo e mirë, se çfarë korrupsioni është bërë në atë stadium vetëm shkallët e tij e dinë. Se si janë tenderuar dhe si janë shitur e janë blerë. Dhe tani çpo bëjnë një batërdi të tmerrshme. Duhet ta ndiqni se është shumë serioze kjo. ?ështja e impjantit të përpunimit të plehrave. Elbasani është qyteti më delikat për shkak të problemit të ernave, është luginë dhe do një studim shumë të detajuar të shëprndarjes së tymrave. Ndoshta në Shqipëri duhet të ishte qyteti i vetëm që sduhej ndërtuar impajnti i insenerimit, në fakt është luginë dhe tymi të mbetet sipër, tymi i insenerimit nuk është tym do si do. ?farë po ndjekim tani. Tani kemi vënë re se, impjanti i insenerimit po çmontohet në Zvicër. Po e ndjekim dhe është i teknologjisë së viteve 70, dhe është i teknologjisë së skrapit tani, skrap në Zvicër, në itali dhe në vendet e zhvilluara. Po e ndjekim, ju nuk mund ta imajginoni se çfarë procedurash po kryhen. A e dini që 13 janë dokumente janë firmosur brenda dite për atë impiant. Secili nga këta është gjithmonë cher chez la femme, ëhstë gjithmonë një zonjë, ka dhe një studio biznesi dy muaj përpara të hapur, dhe tani sdihet s ekush është koampnia. Në elbasan po ndodh një gjë e pabe sueshme. Nuk duhej bërë kurrsesi. Edhe sikur diku tjetër të transportoheshin plehrat e Elbasanit, ia vlente për të mos hedhur plehra në luginë. Mjaft probleme kemi me çimenton dhe me metalrgjinë tani shto dhe djegien e plehrave, një impjant i viteve 70, që ka dalë jashtë përdorimi në çdo vend të BE. -Zoti Blushi ka bërë një analizë sot duke thënë se Rilindja ka vdekur..... Ka vdekur në mendjen e Blushit, i cili e ka besuar se unë se kam besuar kurrë Rilindjen -Zoti Berisha si do ti komentoni deklaratat e bëra pak ditë më parë nga zoti Rama në lidhje me bashkimin e shqiptarëve.... Druhem shumë se ato deklarata janë të lidhura me Mark Frrokun, me eksodin, me Tom Doshin, me problematika të tilla që ky i lëshon si shashka për të mundur të tërheqë vëmendjen. Por meqë jemi në këtë çështje dua të shprehem. Interesi kombëtar është një gjallesë sa vet kombi. Dhe ai ka dinamizmin e tij, ka dinamikën, ndryshimet me radhë. Cili është interesi kombëtar i shqiptarëve sot. Problem madhor kombëtar i shqiptarëve në këtë rast janë sot marrëveshjet Prishtinë - Beograd. Këto janë në krye të listës së interesit kombëtar. Ata të cilët mendojnë ndryshe, ata në fakt mendojnë njëlloj si krahu tjetër serb, jo i moderuar por ekstrem. Ato marrëveshje, e kam theksuar edhe kur shkoi zoti Rama në Beograd, Shqipëria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë, aq sa ka, Shqipëria duhet të jetë një faktor kontribues në mundësinë dhe jo ç’kontribues. Tani, përsa u përket deklaratve të Vuçiç e këtyre, ato vazhdojnë absolutisht ndonjëherë më kujtojnë kohërat e Milloshevicit dhe më vjen shumë keq që flas në këtë mënyrë. Këta kanë një histori tjetër, kanë ardhur, janë zgjedhur por të ngrihen tani se do arrestojmë Hashim Thaçin, pse ulet se kanë disa marrëveshje të përbashkëta këtë mund ta thonin mendjen e rrjedhura si Millosheviçi dhe Shesheli. ?do të thotë kjo? Aktet e Millosheviçit. Interesi i shqiptarëve është në mënyrë të padiskutueshme konkretizimi i marrëveshjeve Prishtinë Beograd. Së dyti, interesi tjetër i shqiptarëve është Presheva. Zotëria shkoi dhe i mashtroi në Preshevë. Iu tha se arrita marrëveshjen për njohjen e diplomave, absolutisht asnjë gjë nuk arriti vetëm dëgjoi mandolinën e Daçiçit, se binte mandolinës në darkë edhe kaq. A ka rëndësi? Ka shumë rëndësi sepse mosnjohja e diplomave e bën që të shkolluarit nga Presheva të largohen nga Presheva të mos mund të punëojnë në Preshevë. Dhe ky u shkoi në Preshevë me gjithë atë mashtrim dhe asgjë ska bërë. Shqipëria ka kushtëzuar votën për Serbinë për të bashkëkryesuar OSBE-në bashkë me Zvicrën dhe kjo është bërë me dijeninë e plotë dhe pelqimin e plote të Presidencës së Zvicrës në atë kohë. Tjetër, nëse zoti Rama, unë them gjithnjë se e kishte të frymëzuar, se ra ngushtë me të, le të paraqesë projektin e hekurudhës me Prishtinën. Hekurudha është jetike për Kosovën, absolutisht dhe për Shqipërinë është e dobishme, sepse hekurudha nga Mali i Zi nuk është kaq fizibël për ne. Një hekurudhë Tiranë-Prishtinë të nxjerr në Europën Qendrore në segmentin më të shkurtër. Ka dy vjet ska asnjë projekt. Ka bërë një tekst, dëgjova së fundmi, shumë mirë edhe për atë e përgëzoj, por u tall një vit me atë që ishte themeli i këtij procesi. Lidhi linjën e tensionit, është e jona ajo, komplet e jona dhe tenderimi i dytë është bërë nga qeveria ime. Edhe fituesi i tenderit të dytë u bë nga qeveria ime, u anullua i pari sigurisht sepse ishte tepër shtrenjtë, u fituan 8 milionë euro, tani zotëri, çfarë po bën ti, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të ndihen më afër njera tjetrën. Ditën që deklaroi se i hoqën doganat, atë ditë ndalohen tifozat më shumë se kurrë në dogana, nuk ka nevojë për fasadë këtu. Më thuaj! Do ti të ndikosh? Hajde bëj rrugën e Bregut të Drinit, 27 kilometra janë, edhe Alpet e Shqipërisë dhe Alpet e Kosovës shndërrohen në një targetet më kryesore turistike të Ballkanit. Problemi ëhstë se të gjitha këto deklarata i ka për të shpërndarë tymnajë, për të justifikuar çbë rjen e standardeve po realizon dhe shkarjen mbrapa. A po shkasim ne mbrapa? A janë eksodat dëshmi e shkarjes mbrapa? Pra, të mendosh se po bëhet patriot Rama që i ka vendos çelësit e artë të Tiranës, Bregoviçit pa kërkuar të falur për aktin e tij ëhstë njëlloj si të be sosh rrethin katror. Mund të bëhet nuk them por duhen bërë disa hapa, të tërheqë medaljen që i ka dhënë Bregoviçit, të thotë kam qenë i gabuar e të tjerë me radhë. Do të bëhet patriot? Le të bëjë projektin e hekurudhës Tiranë Prishtinë dhe do ta mbështesë opozita me gjithë forcën. -Mendoni se fitorja e zgjedhjeve mund të përcaktohet nga madhësia e koalicioneve.... Unë mendoj se koalicioni i madh mesa shoh unë i shton të keq, të keqes. Si mund të ndihmojë ai unë e kam pak të vështirë. Se çfarë i shton LSI sot PS? I shton baltë, baltës, korrupsionit, korrupsion, lidhjeve me krimin, lidhje me krimin, a ja shton apo jo? Ia shton, ia bën më të mëdha. Ajo dihet se si i thonë më gënjeve njëherë mirë, por po më gënjeve për herë së dyti, gënjev a veten time. A do gënjehen më njerëzit? Absolutisht jo. I mashtroi një hërë Edi Rama me ato premtimet e tij. po se përdorin metodën e blerjes pastaj ata e lënë vendin pa zgjedhje dhe dod etyrojnë opozitën të mbajë qendrime krejtësisht të tjera. Me të blerë ne nuk mund të ecim si vend. Këta nuk kanë interesa sociale dhe intergimi, kanë interesa pasurimi të tyre.

Ndaje me miqte