0030 210 33 18 483

Biletat elektronike çfarë ndryshimesh sjellin për qytetarët

TRIBUNA 13 Janar 2017

Që nga muajt e parë të 2017-s, në mjetet e transportit publik të Athinës do të nisë zbatimi i biletës elektronike. Bileta do të ketë një mikrocip, i cili me kalimin nga mekanizmi përkatës, do të japë komandën për hapjen e portës prej xhami, nga do të kalojë pasagjeri. Pa u marrë kjo komandë, porta nuk hapet dhe pasagjeri nuk do të munde të kalojë. Bileta elektronike do të përdoret fillimisht në autobusat urbanë, trolejbusat, tramvajin dhe trenin elektrik, ndërsa deri në muajin prill do të përfshihet edhe metroja. mimi i biletës nuk ndryshojë. Gjithashtu edhe mbajtësit e aboneve do të mund t’i transformojnë ato në elektronike, pa qenë nevoja të bëjnë ndonjë pagesë suplementare.

Ndaje me miqte