0030 210 33 18 483

Blatter i FIFAs dënon &rdquourrejtjen&rdquo e shfaqur nga UEFA

30 Maj 2015

Joseph Blatter, president i FIFA-s, rizgjedhur për një mandat të pestë, dënoi të shtunën, në një intevistë për stacionin televiziv zviceran RTS, një ”urrejtje” të shfaqur jo vetëm nga një person i UEFA-s, por nga një organizatë, UEFA, që nuk e kuptoj pse në vitin 1998 më bëri president. I pyetur mbi Michel Platininë, president i UEFA-s, që i kishte kërkuar personalisht të jepte dorëheqjen, Blatter u përgjigj: “I fal të gjithë, por nuk harroj”. Përveç të tjerave Blatter u shpreh i tronditur nga akuzat e drejtësisë amerikane.Përsa i përket veprimit juridik amerikan që çoi në arrestimin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s në Zyrih, zvicerani 79-vjeçar shprehu keqardhje. Në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me UEFA-n, Blatter theksoi: “Ne nuk mund të jetojmë pa UEFA-n dhe UEFA nuk mund të jetojë pa ne”.

Ndaje me miqte