0030 210 33 18 483

Blatter jep dorëheqjen si president i FIFAs

02 Qershor 2015

Sepp Blatter njoftoi të martën dorëheqjen nga presidenca e FIFA-s, pas skandaleve financiare korruptive në organizmin e futbollit botëror. Blatter, 79 vjeç, që nga viti 1998 në këtë post, tha se do të thërriste një kongres të jashtëzakonshëm dhe se do të rrinte në post deri në zgjedhjen e pasardhësit të ri. "Edhe pse u zgjodha, unë nuk kisha gjithë mbështetjen e botës së futbollit", deklaroi ai. Joseph Blatter, president në detyrë që prej vitit 1998, u rizgjodh të premten e kaluar për një mandat të pestë katërvjeçar, pas tërheqjes së Princit Ali para turit të dytë në Zyrih. Këto zgjedhje u mbajtën ndërkohë që FIFA është goditur nga një skandal planetar korrupsioni.

Ndaje me miqte