0030 210 33 18 483

Bloomberg: &ldquoKërcënimi i Greqisë së vogël ndaj kredibilitetit të euros i konsiderueshëm&rdquo

26 Qershor 2015

Karakteri i parevokueshëm i pjesëmarrjes së një vendi në Eurozonë, është arsyeja pse Europa po investon kaq shumë kohë dhe përpjekje për qëndrimin e Greqisë në Euro, nënvizon agjencia Bloomberg, në komentin me titull “Kërcënimi i Greqisë së vogël ndaj kredibilitetit të euros është i konsiderueshëm”, që publikohet të enjten. Që të kuptohet kjo, nënvizon agjencia, duhet të hulumtojmë në fjalimin e famshëm të presidentit të Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi. Në qershor 20132, në kulmin e krizës së borxhit publik të Eurozonës, angazhimi Draghit që të bënte gjithçka nevojitej për të ruajtur integritetin e Eurozonës, nënvizonte parimin bazik që ndodhet në zemër të unionit monetar, se pjesëmarrja në këtë union është e parevokueshme Rreziku për t’u nënvleftësuar ky mesazh mund të shpjegojë se përse një vend, që produkti i përgjithshëm kombëtar i saj është më i vogël se 2% i Eurozonës, ka një influencë kaq të madhe tek politikëbërësit dhe zyrtarët. Mundet, gjithashtu, ta mbrojë Greqinë nga rreziku i një falimentimi dhe daljeje nga euro, vë në dukje Bloomberg. “Eshtë investuar kapital i madh politik për integritetin e Eurozonës”, deklaroi një ekspert financiar i Rabobank në Utreht të Holandës. “Në të vërtetë, nëse lejojmë të largohet Greqia nga euro, në një farë mënyre kjo u bën të qartë tregjeve financiare se Eurozona nuk është më e plotë, mund të ndryshojë dhe nuk do të jetë më e parevokueshme”. Impertivi mund gjithashtu të shpjegojë mungesën relative të panikut në tregjet. euro nuk shënoi ndryshim esencial kundrejt dollarit, ndërsa bondet shtetërore italiane dhe spanjolle mundën të kenë një farë fitimi. Në të kundërt, një dështim për t’u mbajtur Greqia në Eurozonës do të shkaktonte rrezikun që të krijojnë investitorët vlerësimin se edhe vende të tjera do të mund të largohen (nga Eurozona) në të ardhmen, duke krijuar një kërcënim ekzistencialist për euron. Mesazhi nga tregjet është se imperativi është shumë i madh për Greqinë dhe partnerët e saj, kështu që të realizohet skenari më i keq. “Fakti se gjenden në tryezën e negociatave, është një mesazh pozitiv”, deklaroi eksperti i Rabobank. Përgatiti: Tribuna

Ndaje me miqte