0030 210 33 18 483

Bota e futbollit kujton 30vjetorin e tragjedisë së Hejselit

30 Maj 2015

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ishte mes shumë të tjerëve që përkujtuan të premten viktimat e tragjadisë së stadiumit të Hejselit, 30 vjet më parë. Në këtë tragjedi humbën jetën 39 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, gjatë një ikjeje në rrëmujë para finales së Kupës së Kampioneve Juventus-Liverpul në stadiumin belg të Hejselit, më 29 maj 1985. Ikja në rrëmujë e tifozëve provokoi edhe rrëzimin e një muri dhe pavarësisht thirrjeve për shtyrjen e ndeshjes, ajo u zhvillua për hir të sigurisë publike. Platini luajti rolin kryesor në këtë ndeshje duke shënuar të vetmin gol me penallti dhe Juventusi fitoi kështu me rezultatin 1-0. Aktualisht, shef i futbollit evropian, Platini nderoi ata që shkuan për të parë ndeshjen, por që nuk u kthyen më. “Tridhjetë vite më parë, luajta në finalen e Kupës së Kampioneve në stadiumin e Hejselit”, deklaroi Platini me anë të një komunikate. “Unë vazhdoj ta luaj ende atë finale. Ajo nuk më ka lënë, ashtu siç nuk ka lënë asnjë tjetër që ishte atje atë natë- gjatë atyre minutave të tmerrshme“, thekson ai. “Mund të shpreh vetëm dhimbjen time më të thellë dhe të theksoj se po bëj më të mirën time për të parandaluar tragjedi të tilla”, shton Platini. Numri më i madh i viktimave ishin tifozë të Juventusit, të cilët u sulmuan nga tifozët e Liverpulit. Si pasojë, ekipet angleze u përjashtuan nga kupat e Evropës për pesë vjet.

Ndaje me miqte