0030 210 33 18 483

Brikena Anna Deda shqiptarja që fitoi medalje në Paraolimpiket e Rios

22 Shtator 2016

Brikena Anna Deda është shqiptarja e parë që arrin të fitojë medalje në Lojërat Paraolimpike në Rio de Janeiro, duke përfaqësuar në fakt, Greqinë. Pas fitores së medaljes së bronzit në Rio, Brikena deklaroi "Dua t’ia dedikoj këtë medalje atdheut tim, Shqipërisë". Brikena Anna, e lindur në Tiranë me paralizë spastike cerebrale, lufton shumë vjet me paaftësinë e saj dhe ka emigruar në Greqi (Athinë) për një jetë më të mirë me familjen e saj. Në Athinë studion Administrim Biznesi dhe Psikologji. Në vitin 2014 fillon të stërvitet në Sportin Boccia (sporti për paaftësi të rënda fizike) dhe pas 2 muajsh stërvitje fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin kombëtar të Greqisë. Në 2015 sjell 3 medalje nga 3 kampionate: 1 Medalje të Artë në Barcelonë dhe 1 Bronzi në Londër, në Kampionate Evropiane dhe 1 medalje të Argjendtë në Kampionatin botëror në Poloni. Dhe më në fund arrin të fitojë Medalje Bronzi në Paraolimpiadën në Rio de Janeiro dhe bën krenare Greqinë, por edhe Shqipërinë. Isha në Rio dhe e ndoqa nga afër përpjekjen e kësaj heroine të vërtetë. Maria KIUSIS

Ndaje me miqte