0030 210 33 18 483

Britania e Madhe vendos me referendum të largohet nga BE

24 Qershor 2016

Mbretëria e Bashkuar ka votuar për largimin nga Bashkimi Europian pas 43 vjetësh, në një referendum historik. Vota pro largimit fitoi 52% kundrejt 48% që mori vota pro qëndrimit. Anglia dhe Uellsi votuan fuqishëm për dalje nga BE, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut u shprehën masivisht për të qëndruar si pjesë e Unionit. Lideri i nacionalistëve të UKIP, Nigel Farage e përshëndeti rezultatin si “një ditë pavarësie”, në kohën që kampi kundrështar e cillësoi si “katastrofë”. Monedha kombëtare, stërlina, ra në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit që nga viti 1995, pasi tregjet financiare reaguan ndaj rezultatit. Skocia kërkon pavarësi Skocia e sheh të ardhmen e vet në gjirin e Bashkimit Europian, deklaroi kryeministrja skoceze, Nicolas Sturgeon, pas votës së skocezëve në favor të qëndrimit në BE. “Votimi këtu tregon qartë se skocezët e shohin të ardhmen e tyre në gjirin e Bashkimit Europian... Presim rezultatin nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, por Skocia foli dhe foli vendosmërisht”, theksoi Sturgeon. Në Irlandën e Veriut, “Sinn Fein”, kuvertura politike e IRA-s, (Ushtrisë ?lirimtare), deklaroi se do të këtkojë referendum për bashkimin me Republikën e Irlandës. Sinn Fein thekson se referendumi për BE-në “ka pasoja kolosale për morfologjinë e shtetit britanik”, pasi Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan në favor të qëndrimit në Bashkimin Europian. Rënie dramatike e Sterlinës Rezultati i referendumit, ku doli fitimtare vota pro largimit nga BE, ka shkaktuar një goditje të rëndë për monedhën vendase, sterlinën që shënoi rënien më të madhe që ka pësuar ndonjëherë në tregjet ndërkombëtare. Stërlina humbi 9% të vlerës- më e madhja në 30 vitet e fundit-, dhe zbriti nën 1,35 dollarë. Guvernatori i Bankës së Anglisë (BoE), Mark Carney deklaroi se institucioni ishte i gatshëm të injektonte 250 miliardë stërlina (326 miliardë euro) nga fondet shtesë për të siguruar likuiditete të mjaftueshme për funksionimin e tregjeve, pas fitores së Brexit. Cameron: “Largohem në tetor” “Vendi ka nevojë për një udhëheqje të re... nevojitemi një kryeministër të ri në tetor”, deklaroi të premten paradite kryeministri britanik David Cameron, duke e bërë të qartë se ai do të japë dorëheqjen. “Vullneti i popullit duhet respektuar”, deklaroi Cameron dhe shtoi se vendimi për referendum “nuk u mor me zemër të lehtë”. “Besova në këtë fushatë me të vetmen mënyrë që dija, duke thënë të vërtetën, me bindjen se Britania është më e fuqishme vrenda BE-së, por britanikët morën një vendim tjetër”, tha kryeministri Cameron. Lideri i opozitës dhe kryetar i partisë laburiste, Jeremy Corbyn, deklaroi se britanikët votuan në favor të largimit, pse janë të zemëruar nga trajtimi që kishin prej qeverive britanike. “Shumë komunitete ndihen të zemëruara nga mënyra me të cilën u tradhëtuan dhe u magjinalizuan nga qeveritë e njëpasnjëshme, në shumë prej zonave të varfëra të vendit”, deklaroi Corbyn për BBC, duke shtuar se Brexit do të ketë pasoja edhe në reduktimin e vendeve të punës në Britani. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha të premten se rezultati i referendumit është një "moment politik shumë serioz madje dramatik". Por, ai tha se ka një përkushtim për të ruajtur unitetin e 27 vendeve të BE-së. "Për neve, bashkimi është korniza e ardhmërisë së përbashkët", tha presidenti Tusk. Tribuna

Ndaje me miqte