0030 210 33 18 483

Brzezinski: Greqia mund të paralizojë NATOn

27 Mars 2015

Greqia, mike e Rusisë, mund ta vonojë apo paralizojë me anë të vetos së saj, përgjigjen e NATO-s për një shkelje të mbrojtes së saj kolektive, theksoi Zbigniew Brzezinski, një prej zërave më influentë të politikës së jashtme amerikane. ”Pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, Rusia rrezikon të zgjedhë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin apo vendet balltike dhe Poloninë, vende anëtare të Aleancës Atlantike, që mund të bëhen shënjestër”, deklaroi Brzezinski në një intervistë për të përditshmen polake ”Dziennik Gazeta Prawna”. Neni 5 i NATO-s parashikon një përgjigje kolektive të Aleancës për çdo agresion kundër një prej 28 anëtarëve. ”Por, në NATO, procedura të ndryshme janë në fuqi përfshirë dhe principin e unanimitetit. Kjo do të thotë se NATO mund të jetë e paralizuar për disa kohë dhe do të mund të jetë vetëm nga Greqia që është një mik i Rusisë dhe që disponon sigurisht një të drejtë vetoje”, theksoi ai. Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të pritet më 8 prill në Moskë ku Athina kërkon një mbështetje përballë problemeve ekonomike. Brzezinski kishte rekomanduar që në muajin janar, para komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit amerikan, parapozicionimin e trupave amerikane apo evropiane në vendet balltike, për të penguar Rusinë nga çdo synim për këto vende. Për ish-këshilltarin më me influencë të ish-presidentit amerikan, Jimmy Carter, 86 vjeç, duhet të imagjinojmë ”një kërcënim”, për të detyruar pushtetin rus të kuptojë se do të ketë një reagim nga NATO-ja. ”SHBA-ja dërgoi në fillim të muajit mars në tre vendet balltike më shumë se 100 pajisje ushtarake të rënda. Ato do të qendrojnë në Estoni, Letoni dhe në Lituani për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të penguar Rusinë për ndonjë agresion të mundshëm”, deklaroi në Riga gjenerali amerikan, John O’Connor. (ATSH-AFP)

Ndaje me miqte