0030 210 33 18 483

Buffon mbush 39 vjeç. Juventusi uron kapitenin legjendar

TRIBUNA 28 Janar 2017

Juventusi ka uruar Gigi Buffon, i cili më 28 janar mbush 39 vjeç, nëpërmjet një videoje dhe një mesazhi. “Ovacione- nuk mund të gjejmë një tjetër imazh të mundshëm- Mendojmë si të festojmë ditëlindjen e kapitenit”. “Për të”, thuhet në mesazh, do të duhet kohë- Fishkëllima e nisjes së çdo ndeshjeje-” Që kur nis një ndeshje, ai mbetet një djalosh “fuoriclasse”, duke u bërë një pikë referimi për të gjithë shokët e tij e të tjerët, publikun dhe tifozët për talentin e tij- Urime legjendë!”. Një çerek shekulli në portë... I lindur në Carraro të toskanës, më 28 janar 1978, Gianluigi “Gigi” Buffon, u aktivizua për një dekadë (1991-2001), me ngjyrat e Parmës. Gjysmën e këtyre viteve luajti me të rinjtë dhe 5 vitet e tjerë me ekipin e parë. Në 2001 kaloi tek Juventusi dhe klubi i Torinos pagoi 52 milionë euro, duke e bërë në atë kohë Buffonin portierin më të shtrenjtë në botë. Pasi ka fituar me Parmën një kupë dhe një superkupë të Italisë, si dhe kupën UEFA (1999), Me Juventusin dhe Përfaqësuesen italiane, Gigi Buffon ka fituar tituj të panumërt: Kampion i Italisë në 2002, 2003, 2005, 2006, 2012, 2013, 2014, 2015 Kupa e Italisë: 2015 Superkupa e Italisë: 2002, 2003, 2012, 2013, 2015 Kampionati Botëror: 2006 Kampionati Botëror për të Rinj: 1996 Portieri më i mirë i vitit në Itali: 1999, 2001, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2008 Fitues i Kupës Bravo për futbollistin e ri më të mirë në botë (1999) Portieri më i mirë në botë: 2003, 2004, 2006, 2007 Portieri më i mirë në Europë sipas UEFA-s: 2003 Futbollisti më i mirë në Europë sipas UEFA-s: 2003 Portieri më i mirë në Champions League: 2003, 2006 Pjesë e ekipit simbolik të vitit nga UEFA: 2003, 2004, 2006 Portieri më i mirë në botë: 2003, 2006 Portieri më i mirë i Italisë: 2006, 2007 Mbajtës i Kupës Lev Jashin (portieri më i mirë në botë): 2006 Pjesë e përfaqësueses simbolike të Botërorit 2006 Pjesë e përfaqësueses FIFa Pro: 2006, 2007 Pjesë e përfaqëuses simbolike të Euro 2008 Në janar 2009 Buffon u shpall portieri më i mirë i Italisë për periudhën 1987-2009. Në 2011 u shpall portieri më i mirë i dekadës së parë të shekullit të 21-të. Me 165 ndeshje, Buffon mban vendin e katërt për aktivizimet më të shumta në Përfaqësuesen e Italisë. Përfshihet gjithashtu në listën e 60 futbollistëve me numrin më të madh të ndeshjeve në Serie A.

Ndaje me miqte