0030 210 33 18 483

CNN Greece publikon reagimin e Policisë Shqiptare

14 Maj 2016

Portali informativ CNN Greece ka reaguar pas letrës së policisë shqiptare, lidhur me publikimin e disa ditëve më parë se “baroni i shqiptar i drogës ka mbrojtje politike në vendin e tij”. "Me një letër dërguar në adresë të CNN Greece, ambasada shqiptare në Athinë jep sqarime mbi këtë publikim", shkruan portali. Në një njoftim lakonik, portali elektronik citon se në letrën e nënshkruar nga drejtuesi i zyrës së ndërlidhjes të policisë shqiptare në Athinë, Andi Likaj, vihet në dukje që asnje pjesëtar i policisë shqiptare nuk ka deklëaruar që baroni i drogës ka mbrojtje politike në Tiranë. “Policia shqiptare, ashtu si çdo pjesëtar i saj që ka hetuar çështjen në fjalë, nuk ka bërë një deklaratë të tillë, ndërsa ka bërë çdo përpjekje për hetimin dhe asgjesimin e organizatës”, citon CNN Greece, letrën e autoriteteve shqiptare, fotokopja e të cilës publikohet e plotë. Tribuna

Ndaje me miqte