0030 210 33 18 483

COSCO investime shtesë 500 milionë euro në portin e Pireut

09 Korrik 2016

Investime shtesë, me vlerë 500 milionë euro do të realizojë kolosi kinez Cosco në portin e Pireut, përtej 350 milionëve që parashikohen në marrëveshjen e privatizimit të portit. Këtë ia bëri të ditur kryeministrit grek Aleksis Tsipras, presidenti i Cosco-s Xu Lirong gjatë takimit të zhvilluar në Shangai. Siç tha Lirong, prioriteti i kolosit kinez janë investimet në fushën e kruazierës në portin e Pireut, pasi Cosco faktikisht po kontakjton me kompani të mëdha turistike që janë të interesuara ta kenë këtë port si bazë të tyre. Në ktë kuadër, tha presidenti i Cosco-s, do të bëhet një përmirësim dhe zgjerim i kalatave të portit, në mënyrë që të mundë të ankorohet edhe krocera më e madhe në botë, me 4.000 pasagjerë. Objektivi është që të arrijë në 3 milionë numri i turistëve të kruazierës në Greqi dhe ky investim është përllogaritur në 200 milionë euro. Prioriteti i dytë i Cosco-s është përmirësimi i infrastrukturave portuale në kalatën e parë, për qarkullimin e mallrave. Nëpërmjet këtij investimi, tha Lirong, në kalatë mund të magazinohen 7 milionë konteinerë dhe në të ardhmen 10 milionë. Kjo do të thotë që Pireu do të bëhet porti mëp i madh për konteinerët në Mesdhe. Gjiothashtu do të investohen 200 milionë euro në zonën e kantierit detar, si dhe një parking, ku do të mund të stacionojnë 20.000 automjete. Kryeministri Tsipras shprehu kënaqësinë e tij për programin e ri të investimeve të Cosco-s dhe theksoi se është fjala për një stacion të rëndësishëm në marrëdhëniet e të dy vendeve. “Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve po e ngrenë nivelin. Kalojmë në një nivel të ri pas finalizimit të marrëveshjes me Cosco-n. Projektet strategjike të Greqisë dhe të Kinës përputhen. Greqia, si stacioni i parë në BE i rrugës kineze, mund të shndërrohet në një urë ndërmjet Kinës dhe botës perëndimore, ndërmjet Azisë dhe Europës”. “Tani mund të planizojmë një fazë të re të bashkëunimit ndërmjet të dy vendeve. Planifikojmë një seri investimesh dhe do të donim të tërhiqnim edhe kompani të tjera kineze në Greqi”, shtoi Tsipras. Tribuna

Ndaje me miqte