0030 210 33 18 483

Capital Controls miratohen lehtësime të tjera

TRIBUNA 20 Korrik 2016

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka pranuar propozimin e Bankës së Greqisë për lehtësime të reja në kontrollin e qarkullimit të kapitaleve (capital controls). Sipas BQE është fjala për paketën që kishte paralajmëruar javën e kaluar guvernatori i Bankës së Greqisë, Janis Sturnaras. Në këtë kuadër përfshihet edhe heqja e kufizimeve për të ashtuquajturën “pare e re”, duke ofruar mundësinë që kapitalet të cilat rikthehen në bankat, të qarkullojnë lirisht, pa kufizimin e 420 eurove në javë. Masat parashikojnë lejimin e rritjes së limitit të tërheqjes së parave nga 10% në 30% të kapitaleve që vijnë nga jashtë shtetit. Sot, nëse dikush sjell 10.000 dollarë në një bankë greke, mund të tërheqë vetëm 1.000. pasi të aktivizohen ndryshimet e reja, do të mundë të tërheqë 3.000 dollarë. Më tej, Banka e Greqisë ka kërkuar që të lejohet tërheqja e parave cash në vlerën 840 euro brenda dy javësh. Aktualisht është në fuqi limiti prej 420 euro në javë. Nëse dikush nuk i tërheq këto para brenda 7 ditëve, e humb të drejtën që t’i tërheqë javën pasardhëse. Banka e Greqisë propozon që nëse dikush nuk e ushtron të drejtën brenda javës, të mund t’i tërheqë paratë javën pasardhëse, bashkë me paratë që i përkasin kësaj jave. Pra, 420 nga java paraardhëse dhe 420 nga java në vazhdim = 840 euro. BQE nuk e ka miratuar ende këtë propozim, por pritet ta bëjë së shpejti. Me miratimin e këtyre propozimeve nga ana e BQE dhe vënien në zbatim, autoritetet greke parashikojnë se në bankat vendase do të rikthehen kapitale me vlerë 3-4 miliardë euro.

Ndaje me miqte