0030 210 33 18 483

Champions League starton sezoni i ri

TRIBUNA 10 Shtator 2016

Të martën, më 13 shtator, starton sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, veprimtarisë më prestigjoze futbollistike në Europë, që merr mbi vete interesimin e gjithë sportdashësve të botës. Java e parë, që zhvillohet të martën dhe të mërkurën, nuk përfshin “superndeshje”, por gjithsesi, spektakli që ofron Champions League, është gjithmonë impresionues. Kujtojmë se nga 32 ekipet që fillojnë betejën e sivjetme, në fund do të mbeten vetëm dy që do të pretendojnë kupën, në finalen që do të luhet në National Stadium, në Kardif të Uellsit, më 3 qershor 2017. Më poshtë vijon programi i ndeshjeve të javës së parë, mbremëjet e 13 dhe 14 shtatorit. E martë, 13 shtator: Grupi A (20.45) Paris SG (FRA) - Arsenal (ANG) FC Bazel (ZVI) - Ludogorets (BULL) Grupi B (20.45) Dinamo Kiev (UKR) - Napoli (ITA) Benfica Lisbonne (POR) - Besiktas (TUR) Grupi C (20.45) FC Barcelona (SPA) - Celtic (SKO) Manchester City (ANG) - Mönchengladbach (GJER) Grupi D (20.5) Bayern Munich (GJER) - FC Rostov (RUS) PSV Eindhoven (HOL) - Atletico Madrid (SPA) E mërkurë, 14 shtator: Grupi E (20.45) Bayer Leverkusen (GJER) - CSKA Moska (RUS) Tottenham (ANG) - AS Monaco (FRA) Grupi F (20.45) Real Madrid (SPA) - Sporting Portugal (POR) Legia Varshava (POL) - Borussia Dortmund (GJER) Grupi G (20.45) Club Bruges (BEL) - Leicester (ANG) FC Porto (POR) - FC Copenhague (DAN) Grupi H (20.45) Lyon (FRA) - Dinamo Zagreb (KRO) Juventus (ITA) - FC Séville (SPA).

Ndaje me miqte