0030 210 33 18 483

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë

13 Maj 2016

Mundet që Greqia të ketë humbur shumë nga rrezatimi i vet gjatë viteve të krizës, por pasaporta greke përfshihet në dhjetëshen e parë të pasaportave më të fuqishme të botës. Eshtë edhe kjo një arsye që të preferohet marrja e nënshtetësisë greke, sidomos tashmë, pasi ligjit të ri që u votua nga parlamenti grek vitin e kaluar. Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES, na informon se në bazë të studimit më të fundit, të këtij viti, realizuar nga firma Henley & Partners, një studio ligjore që merret me problemet e nënshtetësisë dhe të planifikimit, poseduesi i pasaportës greke mund të udhëtojë pa vizë në 171 nga 218 shtete të botës. Pasaporta më e fuqishme është ajo gjermane, poseduesit e të cilës mund të udhëtojnë pa vizë në 177 vende. Pasojnë poseduesit e pasaportave britanike, italiane, franceze, spanjolle, me 175 dhe pasaportat amerikane, belge, daneze, holandze, me 174 shtete. 1. Gjermani, 177 2. Suedi, 176 3. Finlandë, Francë, Itali, Spanjë, Mbretëria e Bashkuar, 175 4. Belgjikë, Danimarkë, Holandë, ShBA, 174 5. Austri, Japoni, Singapor, 173 6. Kanada, Irlandë Kore e Jugut, Luksemburgu, Norvegji, Portugali, Zvicër, 172 7. Greqi, Zelandë e Re, 171 8. Australi, 169 9. Maltë, 168 10. Hungari, Republika eke, Islandë, 167 ....................................... 78. FYROM, 105 79. Federata Ruse, Turqi, Kolumbi 103 82. Moldavi, 102 83. Mali i Zi 101 84. Nikaragua, 99 85. Bosnje-Hercegovina, 96 86. SHQIPERI, 92 ----------. 97. KOSOVE, Sudani Jugut, Jemen, 38 98. Eritrea, Etiopi, Iran, Nepal, Territori Palestinez, Sudan, 37 99. Libi - 36 100. Siri - 32 101. Somali - 31 102. Irak - 30 103. Pakistan - 29 104. Afganistan - 25 PER DO PYETJE APO VEPRIM QE MUND TE KENI LIDHUR ME MARRJEN E NENSHTETESISE GREKE, RINOVIMIN E DOKUMENTAVE, LEJE PER ARSYE TE JASHTEZAKONSHME, APELASI, E DO PROBLEM QE LIDHET ME SHQIPTARET NE GREQI, DREJTOHUNI TE: DEDES & ASSOCIATES, Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr LEXUESIT E WWW.TRIBUNA-NEWS.COM PERFITOJNE 15% ULJE MIMI PER SHERBIMIN E OFRUAR

Ndaje me miqte