0030 210 33 18 483

Cristiano Ronaldo shpallet Lojtari i Vitit 2016

TRIBUNA 10 Janar 2017

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i vitit 2016. Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë ka fituar çmimin për futbollistin më të mirë të ndarë për herë të parë nga FIFA, ndaras nga “France Football”. Ronaldo në vitin 2016 shijoi sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë. Në listën e ngushtë të nominimeve Ronaldo mposhti Antoine Griezmannin e Atletico Madridit dhe Lionel Messin e Barcelonës.

Ndaje me miqte