0030 210 33 18 483

De Biasi: Kualifikimi puna e një ekipi të tërë

12 Tetor 2015

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi pas fitores së Shqipërisë 3-0 në Armeni se, këtë kualifikim ua dedikon të gjithë lojtarëve dhe tifozëve kuq e zi. “Po flisnim në mëngjes me lojtarët, pasi nuk ishte e lehte pas humbjes me Serbinë. U thashë lojtarëve ta linim Serbinë dhe të mendonim për kualifikimin. Eshtë një fitore e madhe. Ja dedikoj familjes time, gjithë shqiptarëve, gjithë djemve, i uroj një lumturi të pafundme. Të rinjve shqiptarë u bëj thirrje që të rriten duke i marrë këto lojtarë si shembull’, tha de Biasi. “Kemi folur me djemtë para se të nisnin eleminatoret. Nëse ndiqni kërkesat e mia dhe besoni në një mundësi suksesin do ta arrijmë. Dikush qeshi kur thashë atë gjë. Kjo është puna e një ekipi të tërë”, tha De Biassi. Cana, i përlotur: Europiani, ëndërr që bëhet realitet Kapiteni Lorik Cana është shfaqur i përlotur, me lot gëzimi në deklaratën pas fitores 3-0 në Armeni. “Po flas për ekperiencën time. Jam grumbullur për 12-13 vite me Shqipërinë. Kam pasur pak shpesa se një ditë do t’ia arrinim dhe ky brez ka ardhur me një dëshirë për të grumbullaur gjithë popullin me vete dhe tashmë ka arritur diçka që më bën shumë të lumtur”, tha Cana. “Kam përjetuar me emocion çdo humbje, çdo fitore, çdo dhimbje, çdo dhunë, çdo sharje dhe jo vetëm nga të huajt, por edhe nga njerëzit tanë. Por tashmë jemi në Evropian dhe kjo është një ëndërr që bëhet realitet”, theksoi Cana. Duke folur për humbjen me Serbinë Cana tha se, “Pas humbjes me Serbinë pashë një shprehje të Mit’hat Frashërit që thoshte: Shqiptarët do të fitojnë çdo luftë pasi të pushojnë betejat mes njëri-tjetrit. Ky grup ka pushuar luftrat mes njëri-tjetrit dhe ka fituar luftën në fund”. Në fund edhe një batutë për lojtarët dhe tifozët e skuadrës serbe, duke treguar se humbja me Serbinë është harruar. “Serbët do pijnë disa birra dhe do na shohin neve duke luajtur në Evropian. Po presim ta festojmë së bashku me djemtë kualifikimin”, tha Cana. Berisha: Ky sukses, një lehtësim i madh Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha, u shfaq mjaft i lumtur pas ndeshjes së fituar 3-0 në Jerevan ndaj Armenisë, e cila i siguroi Shqipërisë kualifikimin historik në fazën finale të një kampionati evropian. “Falëndroj trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin. Ishte një mrrekulli”, tha Berisha. “Ky sukses që vjen pas vështirësive është një lehtësim i madh. Humbëm betejën, por jo luftën”, theksoi portieri Berisha duke iu referuar edhe humbjes së të enjtes me Serbinë.

Ndaje me miqte