0030 210 33 18 483

De Biasi publikon listën me 27 lojtarët e thirrur për Euro 2016

21 Maj 2016

Traineri i Kuqezinjve, Gianni De Biasi ka publikuar të shtunën paradite listën me 27 lojtarët e përfaqësueses që janë thirrur për seleksionin e parë në kuadër të Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë, në pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në një kompeticion kaq dinjitoz. Eshtë e qartë se në listën përfundimtare, katër prej këtyre emrave do të mungojnë. Por ajo që ka rëndësi është që secili prej atyre që do të përzgjidhet të japë më të mirën në fushën e lojës, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve anekënd botës. Lista u publikua në faqen zyrtare të internetit të trainerit De Biasi (http://www.giannidebiasi.it): Portierë: Berisha (Lazio), Hoxha (Partizani), Shehi (Skënderbeu). Mbrojtësa: Aliji (Besel), Ajeti (Frosinone), Xhimshiti (Atalanta), Mavraj (Koln), Cana (Nantes), Hysaj (Napoli), Agolli (Qaraba?), Rrahmani (Split), Veseli (Lugano). Mesfushorë: Basha (Como), Kaçe (PAOK), Memushaj (Pescara), Roshi (Rijeka), Shala (Lkiberec), Lenjani (Nantes), T. Xhaka (Basel), Kukeli (Zuriyh), Lila (PAS Janina), Abrashi (Frajburg). Sulmues: Balaj (Rijeka), Cikalleshi (Istanbul Bakaksehir), Sadiku (Vaduz), Gashi (Colorado Rapids), Rashica (Vitesse Arnhem). Tribuna

Ndaje me miqte