0030 210 33 18 483

De Biazi dëshmon në Gjykatën e Arbitrazhit për ndeshjen në Beograd

17 Prill 2015

Gianni De Biazi ka përfunduar dëshminë e tij në Lozanë të Zivcrës dhe pret me besim vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, lidhur me ngjarjet e ndodhura në Beogradë gjatë përballjes Serbi-Shqipëri. Në një status në faqene tij në FB, De Biazi shkruan se kishte nisur dëshminë e tij rreth orës 11:25 dhe pas rreth 60-të minutash kishte lënë sallën, në pritje të lajmeve të mira. Shqipëria po luan sot raundin e fundit të përballjes Serbi-Shqipëri, të nisur më 14 Tetor 2014 dhe që ende nuk ka thënë fjalën e fundit të saj. Te premten 17 prill, që prej orës 08,00 të mëngjest, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS, Gjykata më e lartë e botës së sportit) ka nisur aktin final lidhur me betejën ligjore të nisur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe, në kuadër trazirave që sollën ndërprerjen e përballjes mes dy përfaqësueseve në Beograd, të vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016”. Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë me dije se delegacioni Shqiptarë ndodhet që prej orës 08:00 të mëngjesit në zyrat e TAS për të provuar akuzat e tyre, që takimi është ndalur për shkak të hyrjes së tifozëve Serbë dhe dhunës fizike të ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë. Një ditë më parë në Lozanë ishte delegacioni Serbë që kërkojë tre pikëshin në tavolinë ose riluajtjen e takimit, me pretendimin se acarimi tifozerisë dhe lojtarëve erdhi si pasojë e Dronit që fluturojë mbi fushë. Pala Shqiptare, ashtu siç ka lajmëruar dhe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka nënvizuar se kërkesa e delegacionit tonë do të jetë marrja e trepikëve, që takojnë me rregullore dhe nj ëargumentat që do të jepet është fakti I vendimit të UEFA-s për takimin Mali i Zi-Rusi, ku Rusia mori tre pikë në tavolinë, pasi portiere i saj u godit me fishekzjarrë gjatë zhvillimit të takimit eliminator në fushën e ballkanasve. Kapiteni i Kuqezinjëve, Lorik Cana dhe tekniku Xhani De Biazi janë pjesë e delegacionit dhe do të merren në pyetje si dëshmitare, në kuadër të strategjisë mbrojtëse të avokatëve të FSHF-së. Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses sonë, në një prononcim për mediat thekosi se vetëm tre pikëshi është i pranueshëm, ndërsa u tregua i hapur dhe sypatrembur për një riluatje të sfidës. “UEFA ka mbatjur dy standarde dhe kjo është për të ardhur keq. Organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtyre garave dhe i këtij kompeticioni është pikërisht ajo, që nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë, madje jep dy vendime të ndryshme për të ngjarje të njëjta. Eshtë e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare. Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë. Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme”, shprehet kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit, Lorik Cana. Tekiniku De Biazi në fjalën e tij ka theksuar se Shqipëria i meriton tre pikët për atë që ndodhi në Beogradë. “Ne u sulmuam, dhunuam dhe na u hoqën tre pikë në tavolinë, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, pasi ata ishin organizatorët”, vlerësoi De Biazi i cili në një postim në FB thekson se ishte nisur për në Lozanë për të marrë trepikëshin e radhës.

Ndaje me miqte