0030 210 33 18 483

De Biazi fiton rritjen 60% të pagës por paralajmërohet &ldquotë mos hedhë vickëla&rdquo...

10 Janar 2016

Trajneri italian i kuqezinjve, Xhani de Biasi ka arritur akordin për rinovimin e kontratës deri në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2018. Prej janarit ai do të ketë një rritje rroge prej 60%, çka do të thotë se ai do të marrë 800 mijë euro nga kontrata e re. Sipas “Panorama Sport”, që citon burime nga FSHF, vendimi është marrë të premten dhe është aprovuar edhe nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës. Mesa duket Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk është mjaftuar me 200 mijë euro premio për kualifikimin, por i ka bërë edhe një ngritje shumë të madhe kontratës së re të De Biazit i cili duket se ka mbetur i kënaqur dhe ka pranuar menjëherë. Xhani De Biazi ka këmbëngulur vazhdimisht, që prej ditës së kualifikimit të kuqezinjve në “Euro 2016”, për të pasur rritje të rrogës. Presidenti i FSHF-së ka kërkuar edhe mendimin e anëtarëve të KE-së, edhe pse e ka tagër të vetin marrëveshjen me trajnerin e kombëtares, qoftë për emërimin dhe shkarkimin, qoftë për termat financiare të kontratës. Ka pasur anëtarë, që kanë kërkuar vazhdimin e kontratës aktuale, e cila me kualifikimin në Europian është rinovuar automatikisht. Natyrisht, ekziston mendimi se De Biazi po përfiton nga rasti, duke marrë të gjitha meritat mbi vete, edhe pse në FSHF thonë se ka shumë faktorë për suksesin e kombëtares, çka trajneri italian e di fare mirë- Komiteti Ekzekutiv ka qenë i një mendjeje, po ashtu, që pas kësaj rritjeje, nëse De Biazi hedh të tjera “vickla”, apo kërkon largimin (në mbledhjen e djeshme është folur për ofertën kineze, që i ka ardhur trajnerit të kombëtares), të lihet i lirë. Kuptohet, kjo gjë vlen më shumë pas finaleve të “Euro 2016”, sepse deri aty është i sigurtë dhe do të kapërdihet sido të vijnë punët nga FSHF-ja bashkëpunimi. Kjo nuk vihet në diskutim as nga De Biazi, sidomos pas kësaj rritjeje të rrogës. Në kontratë ka një klauzolë, që thotë se në rast të prishjes së njëanshme të marrëveshjes, dëmshpërblimi është 100 mijë euro. Trajnerit kuqezi i është garantuar mbështetje maksimale në këtë periudhë, kur do të bëhen përgatitjet për fazën finale të Europianit, por ka pasur anëtarë të Komitetit Ekzekutiv që kanë ngritur shqetësimin e një angazhimi tjetër të mundshëm të De Biazit, si shkes i transferimeve të lojtarëve kuqezinj. Kjo gjë është përshëndetur, nëse bëhet për sistemimin e lojtarëve të kombëtares në klube të ndryshme, por duhet ndaluar nëse kalon caqet dhe kthehet në menaxhim të mirëfilltë. Jo aq për ndonjë përfitim të trajnerit, se sa për interferim në përzgjedhjen e lojtarëve në kombëtare. Shqetësimi ka qenë i këtij lloji: Lojtarët, edhe ata që De Biazi ka sugjeruar për klube të ndryshme, duhet të jenë në listën e 23 të federuarve në UEFA për Kampionatin europian të kësaj vere në bazë të meritës, të paraqitjes në skuadrat ku luajnë, jo prej gjërave dhe afiniteteve të tjera. Në këtë pikë është sugjeruar që roli i drejtoreit teknik në kombëtare, ai që funksionon mes trajnerit dhe presidentit, të jetë më vendimmarrës në rastet kur mendohet se i hahet haku dikujt në kurriz të një tjetri.

Ndaje me miqte