0030 210 33 18 483

Deklarata bombë e Ylli Manjanit: &ldquoMinistra flinin me dashnoret në hotelin e Balilit&rdquo

TRIBUNA 30 Janar 2017

Vetëm një orë pasi është shkarkuar, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka treguar me detaje arsyet se pse ai u nda me Edi Ramën. Ai ka deklaruar se Rama kërkon t’u mbyllë gojën ministrave. Kërkon që vetëm të firmosen tendera dhe koncensione dhe askush të mos flasë. Kërkon që askush të mos flasë në media pa lejen e Endri Fugës. Sipas Manjanit, disa herë mbledhja e Qeveria ka marrë vendime të kundraligjshme. Madhe sipas tij, Qeveria nuk është mbledhur fare dhe kanë dalë vendime (sikur është mbeldhur qeveria). Kjo sipas tij ka ndodhur më 30 Dhjetor 2016. Gjithashtu për Balilin, ai tha se kjo çështje u kërkua ti faturohej padrejtësisht. “Kur unë denoncoja Balilin në media, ministrat e Ramës flinin me dashnoret në hotelin Santa Cuaranta në Sarandë”, tha Manjani. Fjala e Ylli Manjanit në konferencën për shtyp Në aspektin profesional ndjehem i realizuar sepse për cdo jurist pozicioni i ministrit të Drejtësisë është maja e karrierës. Mua mu dha kjo mundësi nga LSI dhe Ilir Meta. Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një prakatikë, një procedurë që s’kishte lidhje me Kushtetutën dhe ligjin. Mbledhja e qeverisë është antikushtetuese. Ministrave nuk u lejohet të flasin. Unë me Ramën nuk kemi debatuar për ccështje personale por për parimore dhe ligjore. Të gjitha janë të regjistruara në mbledhjet e qeverisë (vetëm nëse i kanë fshirë). Që prej verës së vitit 2016, Rama ka harxhuar kohë duke kërkuar shkarkimin tim. Nuk më ka kërkuar mua, por Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Arsyeja ishte se pse unë flisja pa leje në media. Sepse sipas tij duhet të merrja leje tek drejtori i tij Endri Fuga. Po si mund ti kërkohet ti mbyllet goja një ministri? Në qeveri dhe as në media nuk duhet të flasësh, por duhet të firmosësh tendera dhe koncesione dhe kështu je burrë i mirë në qeveri. Janë bërë praktika korruptive në qeveri. Ka qenë një debat për një vendim nga Ministria e Energjisë për koncension korruptiv dhe Rama e kaloi kur unë nuk isha në mbledhje. Unë denoncova për mbrojtjen e investimeve të huaja dhe për fat të keq pas disa ditësh u rrah një biznesmen që më pas u largua nga Shqipëria. Ka nisma që unë kam ccuar në qeveri, por i kundërshtonte sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. Pra një nënpunës kundershton dhe rrëzon një ministër. Dhe më kryesorja që i vuri vulën ishte deklarata që unë bëra në media për kanabisin. Presioni për largimin tim u rrit shumë pas kësaj deklarate. Po ua them sinqerisht ka qenë një deklaratë e imja si qytetar-por kryeministri nxiti dy ministra që reaguan kundër meje. Për kolegët mund të them se janë njerëz që më shkelin syrin dhe më japin të drejtë por kanë frikë të flasin. Tjetra, është kërkuar të më faturohet mua ccështja e Balilit. Por kur unë bëja deklarata në media për arrestimin e Balilit, ca ministra flinin me dashnoret në Santa Cuaranta (hoteli i Balilit). Nga shërbimet partnere kam marr përgëzime për deklaratat që kam bërë për Balilin dhe për kanabisin, sepse këto janë çështje që kërkojnë kurajo. Rama priste dorëheqjen time. Por nuk e bëra sepse s’kam bërë asnjë shkelje. Deklaratat do ti bëj prapë me të njëjtin pasion. Jemi në shtet demokratik dhe e drejta e fjalës është e garantuar. As në Gjermani apo Britani nuk shkarkohen ministra se flasin në TV apo media. E kam thënë dhe po ua përsëris nuk ka pse mbyll gojën për kanabisin kur njerëzit dalin partizanë për 20 mijë lekë në veri dhe 40 mijë lek në jug. Mua mu dha një mundësi e mirë për të qenë ministër por skam asnje peng që po iki. Po ua them me sinqeritet. Jam mirënjohës Metës që besoi tek aftësitë e mia- Nuk dua tia di nëse koalicioni vazhdon apo nderpritet, s’dua te degjoj më pse kjo qeveri eshte e kapur. Po ju them edhe diçka tjetër: Më 30 dhjetor pa u mbledhur fare qeveria janë marrë vendime. Po kush guxon në zyrat e shtetit të bëjë dokumente false? E pra këte e bën këshilli i ministrave- dhe guxo po deshe të flasësh për falsifikim. E pra kjo ka ndodhur. Si mund të jem dakord si ministër Drejtësie me këto gjëra-. Unë flisja për mosarrestimin e Balilit dhe drejtorat hanin e pinin tek Santa Cuaranta. Mos më pyesni për emrat se nuk i kam unë, i kanë shërbimet partnere. Dhe që ta dini të huajt nuk i kanë kërkuar Ramës shkarkimin tim, por shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Por ai përpiqet të largojë vemendjen. Jam i nderuar e theksoj, nuk kam asnjë kompleks nga kjo histori, në raport me të vërtetën nuk kam bërë kur kompromis. Nuk jam dakord me një kryeministër që hapi librin e shtëpisë për të sharë qytetarë që e votojnë. Cila qeveri i bën këto. Cili kryeministër i bën këto. Kemi patur një ndarje parimore. Nuk mund të jem dakort me një kryeministër që thotë gjykatësit janë kriminel, opozita e poshtër , shoqëria civile e korruptuar. Ndaj dhe para se të shohim vilat e gjyqtarëve duhet të shohim vilat tona. Do të isha një ministër shumë rehat nëse do zbatoja porosinë e radhës. Unë nuk do të largohem nga jeta publike, edhe pse u largova nga ministria. Vlerwsoj se gjestet e mia ne raport me kanabisin, ato kanë qënë më të pa paranueshme për kryeministrin. Metës i këndojnë më shumë kumrie se ato që them unë, dhe po ashtu ai duhet të marr vendime më gjithëpërfshirëse. I mbetem mirënjohës Ilir Metës për pjesën e mbetur të jetës time, sepse më ndihmoi të tregoi se çfarë di të bëj. Do vazhdoj të jem në detyrë deri ditën që vjen pasardhësi im sepse kështu thotë kushtetuta, pasardhësi im është miku im Pertit Vasili. Unë nga ju e kam mësuar që kryeministri ndërhynë edhe në statuset tuaja (gazetarëve). Shini çfarë ndodh tek mediat, shihni çfarë ndodh tek pavarësia editoriale dhe jo më tek ministri i qeverisë. LSI ka thënë dhe stërthënë këto probleme, ka denoncuar edhe zyrtarisht. Se si pa tender jepeshin shumë 400 mijë deri në 1 milion euro. Nuk jemi votuar për të dhënë shërbime me koncesion.

Ndaje me miqte