0030 210 33 18 483

Deklarata tatimore si dhe nga kush bëhet çfarë lehtësish mund përfitohen

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 22 Shkurt 2017

Largpamësia me të cilën funksionon Firma Avokative «DEDES & ASSOCIATES» afirmon taksimin në çështje të rëndësisë së lartë. Ekipi i firmës sonë, që ka për objekt tatimet, u ofron klientëve korporativë edhe privatë shërbime konsulence që kanë të bëjnë me aspekte të sistemit fiskal grek dhe veçanërisht ofron konsulencë juridike për çështjet e mëposhtme: a) Planifikim Fiskal Ndërkombëtar. b) Depozitim deklaratash të të ardhurave. c) Nxjerrje çertifikatash fiskale. ç) Ofrim konslence fiskale. d) Informim mbi dispozitat e së drejtës fiskale. Gjithashtu, u ofrojmë klientëve tanë konsulencë juridike të specifikuar në lidhje me lehtësimet fiskale në fuqi dhe vërtetimet që duhet të sigurojnë për çdo rast taksapaguesit, në mënyrë që të sigurojnë lehtësimin e paktë tashmë të taksës që parashikon sistemi fiskal grek. Me deklaratën e të ardhurave të personave fizikë bëjmë kujdes që të mbledhim dokumentaconin e nevojshëm që i duhet bashkangjitur deklaratës përmes të cilit vërtetohet kryerja e shpenzimeve nga ana e taksapaguesit, në bazë të të cilave ai kërkon uljen e taksës së rezultuar nga të ardhurat e tij, për: a.Shpenzimet e qirasë. b. Shpenzimet për primin e sigurimit të jetës dhe vdekjes. c. Shpenzime për arsimimin. ç. Shpenzime për kontributet e siguracionit. d. Shpenzime kurimi mjekësor dhe spitalor. e. Shpenzime donacionesh. dh. Shpenzime kamatash. e. Shpenzime pensioni ushqimor. ë. Shpenzime instalimi gazi natyror - sistemeve fotovoltaike, ngrohjeje qëndrore, e tj. f. Shpenzime për shlyerje të borxhit publik. Kur është e domosdoshme që emigrantët te dorëzojnë deklaratë tatimorë në shtetin Grek? Shtetasit e vendeve të treta duhet të fillojnë te dorëzojnë deklaratë tatimorë që në momentin që fillojnë te kenë të ardhura,ose si punëtorë ose si biznesmenë, ose të ardhurat e qirasë, të ardhurat nga donacionet, dhënien e tokës në përdporim, dhe të ardhura nga pasuria e patundshme etj etj. do Shtetas që nuk ka ardhura ne shtetin Grek, nuk është i detyruar të dorëzojnë deklaratë tatimorë. Kur mund të bëhet deklaratë e përbashkët? Të gjithë familjarët, bashkëshortët që jetojnë në të njëjtën shtëpi mund të dorëzojnë deklaratë tatimorë të përbashkët. Sepse që në momentin qe tek deklarata duket qe jetojnë të dy në te njejtën shtepi, të dy sjellin te ardhura tek shtepia, kështu që të dy mund të bëjnë të njejtën deklaratë. Në momentin që një ndër bashkëshortët nuk jetonë në shtetin Grek, por pjesëtarët e familjes e tij jetojnë ne Greqi, edhe ai gjithashtu është i detyruar qe të bëljë deklaratën tatimore në Greqi. Ku duhet të dorëzohet deklarata tatimorë? Deklarata dorëzohet tek zyra e taksave qe ndodhet tek territori sipas adreses së banesës. Për ata që kanë biznes në Greqi, duhet te paraqesin deklaratën në zyrën e taksave qe ndodhet tek territori sipas adreses e zyrës. Cilat janë shkallët E tatimit mbi të ardhurat: Të ardhurat nga punësimet dhe pensionet që i nënshtrohen tatimit në përputhje me shkallën e mëposhtme: Të ardhurat e tatueshme (euro) Norma e tatimit (%) < 25.000 22% 25.000,01 deri 42.000 32% > 42.000 42% Të ardhurat e tatueshme (euro) Norma e tatimit (%) < 50.000 26% > 50.000 33% Në rast se të ardhurat tuaja janë shumë të ulta, keni të drejtë të interesoheni për ndihmë ekonomike nga shteti për qeranë e shtëpisë. Dokumentat përfundimtare për subvencionimin e qirasë Dokumentat do të dorëzohen vetëm në Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve (KEP). Subvencionimi i referohet qerave që janë paguar në vitin 2009 dhe dhënia e tij do të bëhet, përderisa përmbushen një sërë kushtesh, midis të cilave edhe ai i të ardhurave. Rritet numri i ditëve të siguruara (ensima), ndërsa shuma e subvencionimit do të jetë në varësi të të ardhurave vjetore. - Kërkesë dhe deklaratë përgjegjësie që plotësohet në KEP - ertifikatë familjare - Për fëmijët në shkollë, çertifikatë studimi - Për invalidët, vërtetim nga Shërbimi Shëndetësor kopetent - Të divorcuarit, vendimin e gjykatës ertifikatat dhe vërtetimet e shtetasve të huaj duhet të jenë: - Lëshuar nga vendi i origjinës 6-mujorin e fundit - Të jenë sigluar nga Konsullata greke në Shqipëri - Leje qëndrimi afatgjatë ,ose leje qëndrimi pa afat, leje qëndrimi 10-vjeçare ose leje qëndrimi i prindit të fëmijës vendase të mitur ,leje qëndrimi si bashkëshort/e e shtetasit të BE-së ose shtetasit grek - Për homogjenët nga vendet e treta kërkohet: Letërnjoftimi i Posaçëm i Homogjenëve, ose çdo leje qëndrimi tjetër e lejuar. - Kontratë e shtëpisë në emrin e individit që bën kërkesën, e sigluar nga zyra tatimore (DOY) përkatëse - Deklaratë përgjegjësie e individit që bën kërkesën, e sigluar nga sektori publik ose policia, ku të deklarohet se: a) Të dhënat e detajuara të shtëpisë së marrë me qera b) periudha e marrjes me qera c) e shtëpia nuk është marrë me qera nga person i tretë, nëse kontrata është në shumë emra të referohen të gjithë të saktë. ç) shuma e qerasë e paguar për këtë shtëpi është deklaruar në deklaratën tatimore. - Faturat e pagesës së qirasë - Vërtetim nga punëdhënësi për Entin Sigurues (p.sh.IKA) ku të deklarohen të ardhurat e pastra të përfituesit si dhe të bashkëshortit/es, - Për shtetasit e vendeve të treta kërkohet vërtetim nga Zyra Tatimore e vendit të origjinës ku të deklarohet pasuria e palëvizshme si dhe të ardhurat e përgjithshme nga vendi i origjinës. - Fotokopje e sigluar e pasaportës - Deklaratë Tatimore me firmën e sigluar, ku të referohen të dhënat e personit që bën kërkesën si dhe adresa e vendbanimit, Kodi Fiskal në Shqipëri (nëse ekziston) si dhe të deklarohen të ardhurat shtesë në vendin e origjinës, ose të ardhurat e tjera në Greqi, nëse ekzistojnë, si dhe të dhëna të tjera ekstra tatimore. Dokumenta shtesë për kategori të veçanta - Punëtorët sezonalë dorëzojnë vërtetim nga OAED ku të deklarohet ndihma speciale sezonale (nëse përfshihen në programin me ditë pune të pakësuara). - Të papunët mbi 1 vit mund të marrin subvencionimin e qirasë deri në 2 vjet pas ndalimit të asistencës së papunësisë nga OAED, me dokumentat: a) vërtetim nga OAED se janë të papunë mbi 12 muaj b) karta e papunësisë e rinovuar për çdo muaj c) deklaratë përgjegjësie se nuk kanë ndryshuar entin sigurues deri në dorëzimin e kërkesës - Invalidët me mbi 67% invaliditeti duhet të dorëzojnë: a) vërtetim të Komisionit Shëndetësor të entit sigurues të përfituesit, kur bëhet fjalë për vetë personin b) Vendim apo vërtetim nga komisioni përkatës shëndetësor kur bëhet fjalë për persona nën mbrojtje (anëtarë të familjes) përveç rasteve të të verbërve si dhe fëmijëve, për të cilët kërkohet vetëm një vërtetim apo vendim. - Të gjithë të interesuarit për subvencionimin e qirasë duhet: a)Të dorëzojnë të gjitha dokumentat bashkë me kërkesën e plotësuar në KEP. b) Dokumentat e mësipërme të jenë në origjinal dhe ku kërkohet fotokopje e sigluar c) ertifikatat dhe vërtetimet nga shteti i origjinës, d.m.th. Shqipëria të jenë të sigluara sipas rregullores, të përkthyera nga ministria e Jashtme e Greqisë ose nga avokatë -anëtarë të Këshillit Juridik të Greqisë. Nëse këto kushte nuk plotësohen, kërkesa nuk do të shqyrtohet.

Ndaje me miqte