0030 210 33 18 483

Dembele operohet me sukses në Finlandë

20 Shtator 2017

Sulmuesi francez Ousmane Dembélé, i transferuar te FC Barcelona, është operuar me sukses në kofshën e majtë të martën në Finlandë, bëri te ditur klubi katalan, duke konfirmuar se ai do të jetë i padisponueshëm deri në fillim të 2018-s. “Ousmane Dembélé është operuar me sukses në kofshën e majtë nga Dr Sakari Orava. Koha e rikuperimit do të jetë deri në tre muaj e gjysëm”, theksoi klubi. Ish-lojtari i Dortmund, që ështe bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori pas transfertes së tij për 105 milionë euro (+ 42 milionë bonus) në gusht për të zëvendësuar Neymar, është dëmtuar të shtunën në ndeshjen e fituar në Getafe (2-1).

Ndaje me miqte