Demokracia e Re: &ldquoQeveria e paaftë&rdquo
Tribuna
30 Qershor 2017
“Fatkeqësisht për vendin, zoti Tsipras vazhdon të qëndrojë në realitetin e tij, shumë larg asaj që përjetojnë qytetarët”, ka komentuar Demokracia e Re, fjalimin e kryeministrit Aleksis Tsipras në konferencën e The Economist.
Në një deklaratë për shtyp, partia më e madhe opozitare e akuzon qeverinë se ka treguar një “alergji ideologjike ndaj reformave”, se po “përndjek biznesin e shëndetshëm” dhe se po “e kthen sistemin arsimor shumë dekada mbrapa”, si dhe po shton vazhdimisht barrën e taksave për qytetarët.
“Për gjithë këto arsye është një qeveri që nuk mund të udhëheqë në ristartim dinamik ekonominë , dhe vendin në daljen nga kriza. E ka të pamundur të shfrytëzojë qëndrimin me përgjegjshmëri të opozitës që kontribuon pozitivisht në perspektivat e vendit. Eshtë një qeveri e paaftë që të shkëputet nga e djeshmja”, vihet në dukje në deklaratën për shtyp të Demokracisë së Re.
Ndaje me miqte