Deputetët grekë në Tiranë për Asamblenë Parlamentare të Mesdheut
24 Shkurt 2016
Ka përfunduar punimet në Tiranë Sesioni i 10-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, me tema diskutimi sfidat kryesore, zhvillimet politike dhe përspektivat e rajonit më të gjërë të Mesdheut, dhe në veçanti çështjen e refugjatëve.
Në fillimin e ditës së parë të punimeve u lexua mesazhi përshëndetës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, z. Ban Ki-moon.
Siç njofton Zyra e Shtypit e Ambasadës së Greqisë në Tiranë, pas sugjerimit të Delegacionit Grek, të përbërë prej deputetëve, z.z. Avllonitou, Ballomenaki, Papakosta, nëpunësit të Drejtorisë për Marrëdhëniet Europiane të Parlamentit z. Hondronasio, Ambasadorit të Greqisë në Tiranë z. Rokanas dhe Këshilltares për Komunikim në Ambasadë znj. Servitzoglou, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta gjatë fjalës së tij, shprehu solidaritetin e tij për Greqinë dhe mbështeti qëndrimin e qeverisë greke për çështjen e refugjatëve. Theksoi se konjukturat imponojnë një zgjidhje europiane, kolektive dhe humanitare, se vëndet që janë prekur direkt prej problemit të refugjatëve duhet të kenë mbështetjen e të gjithëve dhe u prononcua në favor të zonës Shengen. Kryetari i Kuvendit u tregua shumë i gatshëm që në fjalimin e tij të hapjes, si dhe në konferencën e shtypit pas përfundimit të sesionit, të përfshinte deklarata solidariteti kundrejt Greqisë.
Delegacioni Grek ndërhyri gjithashtu me sukses pranë kryesuesit të punimeve të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Medheut, në mënyrë që të mbështeteshin pikpamjet greke.
Kryeministri Shqiptar z. Edi Rama gjithashtu, dy herë gjatë fjalës së tij përshëndetëse, shprehu solidaritetin e tij për Greqinë dhe theksoi se vendet e B.E dhe të Mesdheut, duhet të tregohen solidare kundrejt Greqisë, Italisë dhe Turqisë.
Vlen të theksohet se, si Kryeministri i Shqipërisë z. E. Rama ashtu dhe Kryetari i Kuvendit z. I.Meta, në fjalimet e tyre i kushtuan rëndësi të veçantë përpjekjeve që bën Greqia për trajtimin e viktimave të fenomenit të refugjatëve dhe shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Greqinë.
Një dekoratë për kryebashkiakun e Lesvos
Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë Parlamentare u zhvillua një ceremoni dekorimi personash, Organizatash dhe Institucionesh, që me veprën, angazhimin dhe arritjet e tyre, u shquan në avancimin e Idealeve të nismës së Mesdheut. Midis tetë të dekoruarve, ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Lesvos z. Galinos, i cili në përshëndetjen e tij, analizoi problemet me të cilat përballet ishulli dhe zona të cilën ai mbulon, nënvizoi shkaqet reale dhe propozoi mënyra efikase për përballimin e këtij fenomeni. Pikat kryesore të fjalimit të Kryetarit të Bashkisë së Lesvos përfshihen në Deklaratën e Bashkisë së Lesvos, e cila iu shpërnda deputetëve Grekë dhe të dekoruarve të tjerë.
Pas mbarimit të punimeve të Sesionit të 10të të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, u shtrua nje drekë gjatë të cilës delegacioni Grek u informua për probleme të Minoritetit Grek nga ana e deputetit dhe kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule dhe nga kryetari i OMONIA-s Leonidha Papa.
Ndaje me miqte