0030 210 33 18 483

Deschamps: &ldquoZhgënjimi është i madh&rdquo

TRIBUNA 11 Korrik 2016

“Ka zhgënjim dhe zhgënjimi është i madh”, pranoi traineri i përfaqësueses franceze, Didier Deschamps pas humbjes së “bluve” në finalen e Euro 2016. “Duhet të përgëzoj Portugalinë, që është kampionia e re, e meritoi sepse ai që fiton gjithmonë e meriton. Ndoshta Portugalia nuk fitoi shumë ndeshje, por fitoi atë më të rëndësishmen”, shtoi Deschamps. “Ishte një shans i madh për t’u bërë kampionë, që e humbëm”, i deklaroi televizionit francez M6. Franca dështoi të fitonte një europian të tretë, pas atyre të 1984 dhe 2000. “Nuk ekzistojnë fjalë që të përshkruhet kjo ndjenjë. Do të na duhet kohë që ta gëlltisim këtë. Vuajtëm bashkë, fituam bashkë, dhe në fund humbëm bashkë. Eshtë e vështirë, po është kështu. do tl ishte një mrekulli të mund t’u ofronim këtyre tifozëve të mrekullueshëm trofeun brenda në shtëpinë tonë. Por kjo nuk ndodhi”, shtoi traineri francez, që u gjend shumë afër arritjes që të ishte i pari që e ngrinte kupën e Euros edhe si trainer pas fitores si lojtar në finalen kundër Italisë në Roterdam, në 2000. Gjermani Berti Vogts, që fitoi Euro 1996 si trainer, ishte pjesë e skuadrës që u shpall kampione e Europës në 1972, por nuk luajti asnjë minutë. Tribuna

Ndaje me miqte