0030 210 33 18 483

Deshamps: "Shqipëria luajti me zemër"

16 Qershor 2016

Dider Deshamps duartroket Shqipërinë, kombëtare së cilës i merr një fitore në tratativën e tretë si trajner i “gjelave”. Ai tha se shqiptarët luajtën me zemër dhe luftuan për një pikë, që do të ishte një rezultat shumë i mirë. Sipas tij, pjesa e parë ishte për t’u harruar, ndërsa në të dytën francezët dolën në lojën e tyre duke arritur të shënojnë edhe në “in extremis”. “Skuadra shqiptare është shumë e mirë dhe këtë e tregoi edhe sot. Kanë lojtarë të mirë që luajnë në skuadra të mira. Ishte e vështirë, pasi Shqipëria luan me zemër. Rezultati 0-0 ishte shumë i mirë për ta. Eshtë e vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë. E di që nuk kemi bërë gjithçka mirë, por dalim me 6 pikë pas dy ndeshjesh. Pjesa e parë e jona ishte për t’u harruar, ndërsa pjesa e dytë ishte e një niveli të mirë dhe ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga pozicionet kundërshtarët dhe nuk i lejuam të na rrezikonin më”, u shpreh Deshamps.

Ndaje me miqte