0030 210 33 18 483

Dëshiron të marrësh nënshtetësinë greke por nuk di si të veprosh?...

28 Qershor 2016

Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni. Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke. Për Zyrën Juridike DEDES & ASSOCIATES është shumë e thjeshtë që t’ju ndihmojë të merrni nënshtetësinë greke, nëse, sigurisht, plotësoni kushtet. Mund të aplikoni për Politografisi (natyralizim), nëse: -Nëse keni 5 vjet që jetoni në shtetin grek; -Nëse jetoni 3 vitet e fundit pa shkëputje në Greqi dhe jeni me origjinë nga një shtet europian; -Nëse jeni shtetas shqiptar me origjinë greke; -Nëse keni fëmijë që është shtetas grek; -Nëse keni azil politik; -Nëse nuk jeni regjistruar dhe nuk keni asnjë shtetësi. Cilat janë kushtet kryesore që duhet të plotësoni? -Duhet të jeni mbi moshën 18 vjeç që të aplikoni; -Të mos keni deportim (apelasi); -Nuk duhet të jeni dënuar nga shteti grek për asnjë lloj vepre penale vitin e fundit para se të filloni aplikimin; -Të jetoni në mënyrë të ligjshme në Greqi, duke qenë i pajisur me leje qëndrimi nga shteti grek. NESE KENI AKOMA PROBLEM ME NJE APELASI të marrë nga shteti grek, apo nga një shtet tjetër, atëherë ne mund t’ju ndihmojmë. Aplikimi për heqjen e Apelasit (i fshirjes së emrit tuaj nga “lista e zezë” nga sistemi dhe duke marrë parasysh të gjitha pçrocedurat që do të realizojnë avokatët përkatës, te zyra jonë do t’ju kushtojë vetëm 450-500 euro. Më pas fillojmë sërish aplikimin për nënshtetësinë, pa humbur fare kohë. Nëse keni qenë i dënuar, çfarë ndodh? Në rast se keni qenë i dënuar, nuk ju refuzohet aplikimi për nënshtetësinë; thjesht duhet të kenë kaluar dy vjet që nga momenti që keni shlyer dënimin. Për ata që kanë kryer shkollë në Greqi Ligjet në shtetin grek janë bërë më të thjeshta për të gjithë ata që kanë sti=udiuar në Greqi. Nëse plotësini kushtet, atëherë aplikoni për pasaportë greke. Këto janë tri kategoritë që mund të përfitoni të gjithë ju që keni studiuar në Greqi: -Nëse keni kryer me sukses 6 (gjashtë) vitet e shkollës demotike (dhimotiko) dhe 3 vitet shkollore të gjimnazit; -Nëse keni përfunduar me sukses 3 vitet e gjimnazit dhe 3 vitet e liceut; -Nëse keni kryer 3 vitet e liceut dhe një universitet në Greqi, dhe jeni diplomuar. Zyra jonë ju ndihmon edhe për nxjerrjen e lejes së qëndrimit Këto janë kategoritë që mund të aplikoni për leje qëndrimi: -Nëse doni të hapni biznes; -Për arsye se keni kryer martesë me një shtetas/e grek/e -Sepse keni vite që jetoni në shtetin grek -Për bashkim familjar; -Për arsye humanitare; -Për studime. Gjithashtu: -Doni të rinovoni lejen tuaj? -Ju është refuzuar kërkesa për rinovim dhe dponi të aplikoni sërish? -Keni vite në Greqi, por nuk keni akoma leje qëndrimi? -Keni patur leje qëndrimi, por u larguat nga shteti grek dhe tani doni të ktheheni? Ju lutemi, mos hezitoni të na kontaktoni. Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES Law Firm Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308 e-mail: general@dedeslaw.gr site: www.dedeslaw.gr RRJETET SOCIALE Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm-

Ndaje me miqte