0030 210 33 18 483

Detaje për arratisjen e bujshme të 11 shqiptarëve nga burgu i Trikalas

TRIBUNA 10 Korrik 2016

Në Greqi kanë dalë në dritë detaje të rëndësishme për arratisjen spektakolare të 11 shqiptarëve nga burgu i Trikalas, në mars 2013. Burgu ishte sulmuar fillimisht nga jashtë, dhe të burgosurit, duke përfituar nga rrëmuja, kishin dalë jashtë mureve rrethuese. Gjatë operacioneve që pasuan, tre prej të arratisurve u vranë, ashtu sikurse dhe një polic dhe një qytetare greke. Akti i fundit i përgjakshëm u luajt në 21 korrik 2013, kur në afërsi të kufirit me Shqipërinë, trupat speciale ekzekutuan Marian Kolën, që sillet të ishte organizatori i arratisjes. Portali grek “Ethnos. gr”, ka publikuar të dielën pjesë nga padia që prej rojave të burgut, ka depozituar kundër ministrisë greke të rendit dhe asaj të drejtësisë. Paditësi, që ishte plagosur rëndë gjatë, ka denoncuar mungesa skandaloze në sistemin e sigurisë dhe në mjetet operative të burgut të Trikalas. Rojat nuk kishin mjaftueshëm jelekë antiplumb, sistemi i mbikqyrjes me kamera televizive ishte jashtë funksionimit, ndërsa automjetet ishin të pablinduara, me rezultat të bëhen shoshë nga plumbat. Në të njëjtin moment, të burgosurit dhe bashkëpunëtorët e tyre nga jashtë rezultoi se e kishin organizuar deri në detajin më të imët arratisjen e tyre. Ata e njihnin burgun pëllëmbë për pëllëmbë, dhe ishin në dijeni edhe të mangësive në sistemin e sigurisë, që dhe i shfrytëzuan në mënyrën më të mirë. “Na qëllonin për të paktën gjysmë ore me breshëri kallashnikovësh, të paktën 10 persona, nga një distancë 30 metra. U plagosa rëndë në zonën e barkut. Kisha hemorragji të vazhdueshme, jeta ime ndodhej në rrezik, ndërkohë që fare afër meje keqbërësit nisën të hidhnin papushim granata”, rrëfen roja në padinë e tij. Roja, që ka mbetur invalid, ka paditur dy ministritë përkatëse, pse plagosja e tij e rëndë i dedikohet ekskluzivisht ruajtjes së mangët të burgjeve dhe mungesës së masave të sigurisë”, citon portali “Ethnos.gr” avokatin e paditësit.

Ndaje me miqte