0030 210 33 18 483

Dividenti social (Kinoniko Merisma) si do të përfitoni nga 250 900 euro

Tribuna 20 Nentor 2017

Parlamenti grek ka miratuar të hënën pasdite ligjin për ndarjen e dividentit social (kinoniko merisma). Dividenti social është dhënia qytetarëve e një pjese nga teprica në buxhet. Në kushtet e sotme të Greqisë, ky divident do t’u jepet qytetarëve në nevojë dhe atyre me të ardhura të pakta. Siç ka deklaruar kryeministri grek, Aleksis Tsipras, dividenti social këtë vit përfaqëson një shumë prej 720 milionë euro, që do t’u shpërndahet 3,4 milionë qytetarëve. Kriteret Shuma e dividentit do të shpërndahet përnjëherë si një ndihmë emergjente ekonomike. Kriteri kryesor do të jenë të ardhurat. Për familjet me një anëtar dividenti përfitohet në rast se familja ka të ardhura deri 9.000 euro, ndërsa për familjet me shumë anëtarë të ardhurat nuk duhet të jenë më shumë se 18.000 euro. Limiti i të ardhurave do të shtohet me 50% për çdo anëtar të rritur të familjhes dhe me 25% për çdo anëtar të mitur. Shembuj Të pamartuar: Me të ardhura vjetore deri 3.000 euro do të marrin divident 450 euro Me të ardhura vjetore nga 3.000 euro deri 6.000 euro do të marrin divident 350 euro Me të ardhura vjetore nga 6.000 euro deri 9.000 euro do të marrin divident 250 euro Të martuar pa fëmijë Me të ardhura vjetore deri 4.000 do të marrin divident 675 euro Me të ardhura vjetore nga 5.001 euro deri 9.000 euro do të marrin divident 525 euro Me të ardhura vjetore nga 9.001 euro deri 13.500 euro do të marrin divident 375 euro Të martuar me një fëmijë Me të ardhura vjetore deri 5.250 euro do të marrin divident 787,5 euro Me të ardhura vjetore nga 5.251 euro deri 1 0.500 euro do të marrin divident 612,5 euro Me të ardhura vjetore nga 10.501 euro deri 15.750 euro do të marrin divident 437,5 euro Të martuar me dy fëmijë Me të ardhura vjetore deri 6.000 do të marrin divident 900 euro Me të ardhura vjetore nga 6.001 euro deri 12.000 euro do të marrin divident 700 euro Me të ardhura vjetore nga 12.001 euro deri 18.000 euro do të marrin divident 500 euro Kriteri i qëndrimit të ligjshëm, deklaratës tatimore dhe siguracionit Përfituesit e dividentit social duhet të kenë një qëndrim të ligjshëm dhe pa ndërprerje në Greqi për 5 vitet e fundit. Kjo do të vërtetohet nga deklaratat tatimore të pesë viteve të fundit. Gjithashtu përfituesi duhet të ketë qenë i siguruar në cilindo ent të sigurimeve shoqërore për një periudhë më shumë se një muaj deri më 31 tetor 2017. Përfituesi dhe pjesëtarët e rritur të familjes duhet të kenë bërë deklaratën tatimore për vitin 2016, në rast se e kanë patur këtë detyrim. Aplikimet Aplikimet për përfitimin e dividentit social do të bëhen në mënyrë elektronike në portalin Taksis net. Adresa elektronike ku duhet klikuar është kjo: http://www.gsis.gr/gsis/info/gsis_site/Services/Polites/merisma.html Ndërkaq, deri në momentin që po përgatisnim këtë shkrim (mbrëmja e të hënës), adresa nuk ishte aktivizuar ende.

Ndaje me miqte