0030 210 33 18 483

Djali i Michael Schumacher në gjurmët e të atit

08 Prill 2015

Mick Schumacher, i biri i legjendës Michael Schumacher, po ndjek ëndrrën e të atit. Kjo është dalja e parë në pistë për Mick Schumacher, djalin 15 vjeçar të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1. Mick Schumacher, ka nënshkruar me skuadrën e “Van Amersfoort Racing”, pasi doli i dyti në botë në kampionatin gjerman dhe europian “kart” gjatë sezonit të kaluar, e tani do të garojë për herë të parë me makina. “Ne vëzhguam aftësitë e tij gjatë testeve dhe jemi në pritje të një sezoni të suksesshëm” - u shpreh trajneri i skuadrës gjermane Frits van Amersfoort. Mick doli në pistë i rrethuar nga fotografë e gazetarë në një makinë të Formula 4. Për këtë arsye do të kapërcejë nga “kart”, ku ka qenë në kurs deri tani, në një kategori më të vështirë, dhe pse për momentin po kryhen vetëm prova. Ndërkohë Michael Schumacher po vazhdon rehabilitimin pas goditjes fatale në një aksident me ski në dhjetorin e vitit 2013, i cili e futi atë në komë. Ai la spitalin në shtatorin që shkoi dhe po ndiqet nga mjekët në shtëpinë e tij në Zvicër.

Ndaje me miqte