0030 210 33 18 483

Doganat greke në grevë 48 orëshe nuk kalon asnjë makinë nga dhe drejt Greqisë

19 Maj 2016

Cilido që do të marrë mundimin të premten dhe të shtunën të udhëtojë drejt Shqipëërisë apo të vijë në Greqi, mund ta realizojë këtë vetëm me ... këmbë. Asnjë makinë nuk do të mundë të kalojë 48 orët e ardhshme, për shkak të grevës që kanë shpallur doganierët. Sinjali i parë për grevën u dha nga dogana greke e Kapshticës. Drejtoreia vendore e kufirit dhe migracionit në Korçë, shpërndau një njoftim ku thuhet: "Njoftohemi nga pala greke, se për shkak të një greve të zhvilluar në Greqi, do të ketë një ndërprerje dyditore të punës në doganën e Kapshticës, duke filluar që nga dita e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e dielë datë 22.05.2016 ora 07:00. Sqarojmë se gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”. Kakavija, ende nuk ka vendosur... Nisur nga ky njoftim, Tribuna komunikoi edhe me doganën e Kakavijës. Përgjegjësja e doganës na informoi se Kakavija do të jetë në grevë të premten, por ende nuk është vendosur nëse kjo grevë do të zgjasë 48 orë, apo do të jetë vetëm për një ditë. Sido që të jetë, fakti është se qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm, do të torturohen edhe një herë tjetër në kufi. Greva bëhet në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese të qeverisë, por edhe kundër vendimit që shërbimi i doganave t’i bashkangjitet sekretariatit të të ardhurave publike, që do të funksionojë tash e tutje si institucion i pavarur. Tribuna

Ndaje me miqte