0030 210 33 18 483

Donald Trump kryen betimin si presidenti i 45të amerikan

TRIBUNA 20 Janar 2017

Republikani Donald Trump u bë të premten, më 20 janar, presidenti i 45-të i SHBA-ve, pasi kreu betimin mbi biblën para Kapitolit në Uashington. Pak më herët, zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence bëri betimin gjithashtu. Para fillimit të ceremonisë, presidenti në largim Barack Obama dhe bashkëshortja Michelle, bashkë me çiftin Trump, pinë kafe në Shtëpinë e Bardhë dhe pasatj u nisën për në ceremoni, me të njëjtën makinë. Mijëra njerëz, mes të cilëve dhe ish presidentët Jimmy Carter, Bill Clinton dhe George W. Bush, ishin të pranishëm në ceremoninë që u transmetua direkt nga qindra televizione në të gjithë botën.

Ndaje me miqte