Donald Trump zgjidhet presidenti i 45të i SHBA. Fjalimi i parë
TRIBUNA
09 Nentor 2016
Kandidati republikan Donald Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i SHBA, duke siguruar 279 nga 270 superdelegatët që i nevojiteshin për të marrë detyrën më 20 janar 2017. Kundërshtarja demokrate Hillary Clinton mori nga ana e saj, 218 superdelegatë.
Në fjalimin e tij të parë menjëherë pas konfirmimit të fitores, Trump deklaroi se ai do të jetë president “i gjithë amerikanëve”.
Pas një beteje elektorale tepër të ashpër, Trump e nisi fjalimin duke iu referuar pikërisht rivales së tij në zgjedhjet presidenciale.
“Sapo mora një telefonatë nga ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton. Më uroi”, deklaroi Tramp, duke shtuar se edhe ai e përgëzoi kundërshtaren e vet për betejën.
Presidenti i porsazgjedhur i SHBA vazhdoi duke thjënë se zonja Clinton ka punuar shumë fort dhe për një kohë të gjatë dhe se Amerika i detyrohet mirënjohje të madhe për shërbimet e veta.
Trump theksoi se ka ardhur koha që të zbrapsen erërat e përçarjes dhe amerikantë të bashkohen si komb. Paralelisht u angazhua ndaj çdo qytetari se do të jetë president i gjithë amerikanëve. Duke iu drejtuar atyre që nuk e mbështetën, tha se u jep dorën që të bashkëpunojnë dhe për të bashkuar SHBA-të.
Trump e cilësoi fushatën e vet elektorale si një lëvizje, për të cilën tha se puna po fillon tani që mbaruan zgjedhjet dhe nënvizoi se ai dëshiron që të përdorë përvojën e tij si biznesmen për të ndihmuar SHBA-të.
Sipas presidentit të ri amerikan, burrat dhe gratë e harruara në Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë më të harruar, ndërsa shtoi se do të rindërtojë qendrat e qyteteve, autostradat dhe infrastrukturat. Sipas tij, në këtë mënyrë do të sigurohen vende pune për njerëzit.
Më në fund do të kujdesemi për veteranët tanë, theksoi presidenti i porsazgjedhur, ndërsa u angazhua se do të fillojë zbatimin e një plani të ri për zhvillim dhe ripërtëritje kombëtare. Disponoj një projekt shumë të mirë ekonomik, të aftë për të dyfishuar ritmet e zhvillimit të vendit dhe të forcojë ekonominë tonë, tha Trump.
Amewrika tash e tutje nuk do të pajtohet me asgjë më pak nga më e mira, theksoi Trump, duke shpjeguar se SHBA-të do të ketë marrëdhënie të mira me vendet që gjithashtu dëshirojnë marrëdhënie të mira me SHBA-të. Do të trajtojmë me drejtësi gjithkënd, tha presidenti i porsazgjedhur, duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar dhe shtoi se do të synojë gjetjken e gjuhës së përbashkët dhe jo armiqësinë.
Në përfundim, Trump tha se pret me padurim të bëhet presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe theksoi se që ai të mbetet në histori, do të duhet të bëjë vërtet punë të mirë. Gjithashtu shprehu shpresën që, siç tha, pas 2, 3, 4 ose 8 vjetësh, mbështetësit e tij do të ndihen krenarë për atë.
Ndaje me miqte