Donald Tusk: Dalja e Greqisë nga Shengeni nuk është zgjidhje&rdquo
16 Shkurt 2016
Presidenti i këshillit Europian, Donald Tusk, ka deklaruar nga Athina se një dalje e mundshme e Greqisë nga zona Shengen, nuk e zgjidh problemin e flukseve të refugjatëve.
“Duhet të përmirësojmë ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, kryesisht në Greqi. Nevojitet më tepër mbështetje dhe më shumë përpjekje nga ana e Greqisë”, deklaroi Tusk në një konferencë për shtyp me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, pas takimit që zhvilluan të martën në Athinë.
Tusk shtoi se Greqia është nga vendet më te prekura prek krizës së refugjatëve. “Nuk është rastësi që banorët e ishujve grekë janë nominuar për çmimin Nobel për paqen, falë bujarisë së tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, vërejti presidenti i Këshillit Europian.
Dhe Greqia është ndër vendet më të prekura. Nuk është rastësi që qytetarët grekë në ishujt kanë qenë nominuar për ?mimin Nobel për Paqen për bujarinë e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Në një konferencë ku nuk u lejuan pyetje nga gazetarët, Tusk ka deklaruar se pati përputhje pikëpamjesh me kryeministrin grek.
“Sot nuk është koha për exits, për përjashtime, po për të bashkuar forcat dhe për të përballuar sfidat e mëdha rajonale dhe globale që kemi përpara”, deklaroi Aleksis Tsipras.
Kryeministri grek shtoi se me zotin Tusk u ra dakord që të përforcohen misioni i Frontex-it në detin Egje, të përmirësohen procedurat e regjistrimit dhe identifikimit të refugjatëve, si dhe të përshpejtohet procesi i ripranimit në vendet e origjinës.
Takimi u zhvillua në kuadër të turit që po zhvillon zoti Tusk në prag të samitit të BE, ku një nga temat qendrore do të jetë ajo e refugjatëve, krahas kërcënimit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE.
Periudha kohore ka përkuar me zërat në rritje për një perzullim të Greqisë nga zona Shengen apo mbylljes së kufirit midis Greqisë dhe Maqedonisë, për të frenuar në këtë mënyrë flukset e refugjatëve dhe emigrantëve që po i drejtohen masivisht Europës.
Por këto propozime kanë ndeshur në kundërshtimin e Brukselit, por edhe të fuqive të mëdha të BE-së. Kancelarja gjermane Angela Merkel i deklaroi gazetës Stuttgarter Zeitung se ngritja e një muri në kufirin Greqi-Meqedoni do të ishte një veprim anti europian dhe nuk do ta zgjidhte problemin.
Tribuna
Ndaje me miqte