0030 210 33 18 483

Drejt mbylljes gazetat e mëdha greke &ldquoTa Nea&rdquo dhe &ldquoTo Vima&rdquo

TRIBUNA 11 Shkurt 2017

E përditshmja e madhe greke “Ta Nea” nuk po del që prej të mërkurës në kioskat e vendit, një episod i pazakontë, si pasojë e krizës që po kalon DOL, grupi i saj pronar në borxhe. “Me përjashtim të ndërprerjeve të përkohshme të publikimit për shkak të grevave në shtyp, kjo është hera e parë që gazeta nuk ka dalë që prej rikthimit të demokracisë në Greqi në vitin 1974?, konfirmoi drejtori i saj Panajotis Lampsias. Drejtoria konfirmoi se kishte marrë këtë vendim për shkak të mungesës të të ardhurave për të paguar letrën, pas një vendimi të drejtësisë në favor të bankave kreditore të grupit duke e privuar nga çdo mundësi financimi në pritje të ristrukturimit të saj. “Megjithatë, dënimi me vdekje për të përditshmen historike, që mban tirazhin e parë në vend, nuk është nënshkruar”, sipas Lampsias. “Ne kemi depozituar një ankesë në drejtësi në përpjekje për të rihapur ndonjë hapësirë për financim”, theksoi ai. Kjo ankesë do të shqyrtohet të hënën, më 13 shkurt. Në pritje, rreth 500 punonjës të grupit, që konfirmojë se nuk janë paguar prej gjashtë muajsh, vazhdojnë të kthejnë edicionin në internet të të përditshmes, si dhe faqen “In.gr” dhe radion “Vima.gr” të grupit. “Nëse ne do të mund të paguajmë letrën, “Ta Nea” do të dalë”, konfirmoi një përfaqësues sindikal i të përditshmes. Edhe e përjavshmja tjetër e madhe e grupit mediatik, gazeta To Vima, njoftoi të shtunën se ajo nuk do të qarkullonte të dielën. Fati i grupit, i vendosur qartë në kundërshtim me kryeministrin e majtë, Aleksis Tsipras, ushqen polemika politike që prej disa muajsh.

Ndaje me miqte