0030 210 33 18 483

Dy ditë kritike në negociatat për Greqinë

14 Qershor 2015

Ndërsa në Bruksel po vazhdojnë negociatat midis Athinës dhe kreditorëve, të dy palët i cilësojnë dy ditët e ardhshme, të dielën dhe të hënën, si kritike për Greqinë. Dhe kjo pasi vlerësohet që marrëveshja e shumëpritur do të mund të finalizohet brenda kësa periudhe të shkurtër. Bisedimet që filluan të shtunën, “vazhdojnë edhe sot”, deklaroi të dielën zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva. Në bisedime marrin pjesë përfaqësues të KE, të BQE, të FMN dhe të ESM (Mekanizmit Europian të Stabilitetit). Një burim europian, citohet nga agjencia franceze AFP të ketë deklaruar të dielën paradite se, “një marrëveshje brenda orëve të ardhshme do të ishte e dëshirueshme. Ndodhemi në limitet e kohës që kemi në dispozicion për të shpëtuar situatën. Takimi i ministrave të financave të enjten, më 18 qershor, është stacioni i fundit i këtij treni”. Burime të tjera pranë negociatave, u shprehen pesimiste. “Bisedimet janë të vështira. Nuk është e sigurt se do të kenë rezultate”, deklaruan burimet, duke shtuar se “zyrtarët e Komisionit Europian druhen se nuk do të ketë një marrëveshje në kohën e duhur”. “Të dyja palët ndodhen ende shumë larg njera-tjetrës”, tha një burim i tretë, që shtoi se “pala greke nuk i ka mbajtur premtimet e veta”. Ndërsa në Bruksel shkoi të shtunën dhe iu bashkua negociatave nënkryetari i qeverisë, kryeministri Aleksis Tsipras, shprehu gatishmërinë e Athinës për t’i thënë “Po” një kompromisi. “Po të kemi një marrëveshje të aëndrueshme, daso që të jetë i vështirë kompromisi, ne do ta ngremë barrën, sepse kriteri ynë i vetëm është dalja nga kriza”, deklaroi Tsipras në një mbledhje të qeverisë. Mirëpo, kryeministri grek shtoi që në rast se partnerët do të insistojnë në politikat e shtrëngesës, atëherë Athina do ta refuzojë marrëveshjen. “Do të marrim vendimin e madh që ta refuzojmë marrëveshjen, do të themi një “Jo” të madhe dhe do të japim betejën për dinjitetin e popullit dhe për sovranitetin tonë kombëtar”, theksoi Tsipras. Gjithsesi, Tsipras, kërkoi një moment rilaksimi për vete dhe për ministrin e financave Janis Varufakis, me të cilin bëri një shetitje në Parkun Kombëtar, pranë selisë së kryeministrisë. I pyetur nga gazetarët mbi ecurinë e negociatave me partnerët, kryeministri grek u përgjigj në mënyrë lakonike: “Jemi nga natyra optimistë”. Tribuna

Ndaje me miqte