E djathta nacionaliste gjermane hyn në parlament
AFP / ATSH
25 Shtator 2017
Partia e djathtë nacionaliste AfD regjistroi një avancim historik për një lëvizje të tillë në zgjedhjet gjermane duke thyer një tabu në vend, pas një fushate me retorikë të radikalizuar.
Duke përdorur gërmat e pagëzimit katër vjet më parë, kjo lëvizje anti-islam dhe anti-migrantëve mori 13-13,5 për qind të votave”, sipas sondazheve të realizuara pas votimit dhe do të dërgojë 86-89 deputetë në Bundestag.
“Ne do të ndryshojmë këtë vend”, theksoi kryesuesi i listës, Alexander Gauland, disa minuta pas publikimit të sondazheve të para nga televizionet publike duke premtuar se do të kundërshtonte hapur Angela Merkel.
Ndaje me miqte